napoli treni i fundit per europen 697a274570f8c

Napoli, “treni i fundit” për Europën

January 28, 2026
1 minut lexim

Suksesi në javën e parafundit i la me shpresë.

Blutë e Londrës ia dolën 1-0 ndaj Pafosit qipriot dhe zunë vend mes 8 ekipeve të para në Champions, por nuk do të jetë e lehtë ta mbrojnë kualifikimin në një atmosferë të vështirë.

Futbollistët e Çelsit arritën në Napoli për sfidën e sotme në orën 21:00, duke e ditur se ndoshta vetëm fitorja mund të jetë e vlefshme.

Jo më kot, plot 8 ekipe kanë nga 13 pikë, përfshi edhe londinezët, dy të tjerë kanë nga 12, Dortmundi ka 11 dhe dy të tjerë kanë nga 10 pikë.

Natyrisht, anglezët e dinë se në stadiumin “Maradona” nuk do të jetë e lehtë të merren tri pikë në javën e fundit të ndeshjeve në grup.

Trajnerit Rosenior do t’i mungojnë disa lojtarë si Koluell, Adarabiojo apo Lavia, por Koul Palmer është kthyer, ashtu si edhe portieri Jorgensen, ndërsa alternativat për zgjedhje do të jenë të shumta.

Napoli I trajnerit Antonio Konte është në pozita më të vështira.

Barazimi në Danimarkë herën e kalur ndaj Kopenhagenit prishi shumë punë, dhe forma në Serinë A po ashtu nuk është shumë e mirë.

Nga ana tjetër, kampionët e Italisë kanë mungesa si De Brujne, Anguisa, Gilmor, Politano, Neresh si dhe kapiteni I Kosovës, Amir Rrahmani, plus portierin Milinkoviç-Saviç.

Napolitanët janë në vendin e 25-të, pra do t’u duhet fitorja për plej ofin, ose ndryshe eliminohen.

Dy ekipet kanë luajtur vetëm dy herë në Champions, në vitin e largët 2012, me Çelsin që u kualifikua për në çerekfinale, veçse me napolitanët që fituan në fushën e tyre me shifrat 3-1.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

helen george shijon nje mbremje romantike me dan innes mes yjeve te televizionit 697a1a96af4aa
Lajmi i mëparshëm

Helen George shijon një mbrëmje romantike me Dan Innes mes yjeve të televizionit

tragjedia ne fabriken e biskotave ne greqi zbulohet se prej muajsh kishte rrjedhje propani nga depozitat nentoke 697a280ab20da
Lajmi i radhës

Tragjedia në fabrikën e biskotave në Greqi, zbulohet se prej muajsh kishte rrjedhje propani nga depozitat nëntokë!

Të fundit nga

ShkoLartë