napoli pergatit transferimin e tyre 68811e64408c1

Napoli përgatit transferimin e tyre

July 23, 2025
1 minut lexim

Pas suksesit që pati sezonin e kaluar me dy lojtarët e ardhur nga Premier League, Scott McTominay dhe Billy Gilmour, të cilët ishin të padëshiruar në klubet e tyre respektive, Man. United dhe Brighton, Napoli po përdor të njëjtën strategji edhe sivjet.

Pas transferimit të Kevin De Bruyne, kampioni në fuqi i Italisë po kërkon të transferojë një tjetër yll të madh të Man. City, i cili është jashtë planeve të Pep Guardiolës. Bëhet fjalë për Jack Grealish, i cili sipas asaj që raporton “Gazzetta dello Sport” është i hapur t’i bashkohet De Bruyne te Napoli.

Problemi i vetëm është paga e madhe e lojtarit, ndaj po konsiderohet edhe mundësia e huazimit, me kusht që Man. City të mbulojë pjesërisht rrogën e tij. Përveç Jack Grealish,

Napoli po punon për të rikthyer në Itali, Federico Chiesa-n, i cili luajti vetëm 104 minuta në total në sezonin e shkuar në Premier League.

Padyshim që ndikoi dhe dëmtimi i rëndë që pësoi dhe koha e gjatë që iu desh të rikuperohej, por italiani nuk bën pjesë në planet e Arne Slot dhe Liverpool është i gatshëm ta lërë të lirë për 15 milionë euro.

Vetë lojtari është i hapur për ritkhimin në Serie A, por ka mbetur të gjehet gjuha e përbashkët mes dy klubeve.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aktivistja greta thunberg proteston ne tirane 68811dec4e9e2
Lajmi i mëparshëm

Aktivistja Greta Thunberg proteston në Tiranë

xhevahire izmaku kandidate e nisma s per kryetare te vushtrrise 68811e67b1a90
Lajmi i radhës

Xhevahire Izmaku kandidate e NISMA-s për kryetare të Vushtrrisë

Të fundit nga

ShkoLartë