napoli insiston 686ec565a1783

Napoli insiston

July 9, 2025
1 minut lexim

Napoli vazhdon të ndjekë me ngulm objektivin për të përforcuar repartin ofensiv, por ideja e klubit për sulmuesin kryesor nuk ka ndryshuar, Darvin Nunjez mbetet dëshira e parë.

Pavarësisht interesit të Milanit për Lorenzo Lukën, drejtuesit napolitanë vazhdojnë të jenë në krye të garës për sulmuesin e Udinezes, edhe pse e shohin si një “plan B”, në pritje të zhvillimeve me uruguaianin e Liverpulit.

Drejtori sportiv Mauro Meluzo dhe koordinatori i merkatos Xhovani Mana kanë lëvizur konkretisht për Nunjez, duke paraqitur një ofertë prej 50 milionë eurosh plus 5 milionë bonuse.

Një propozim serioz, por ende larg kërkesës së klubit anglez, i cili nuk heq dorë nga pretendimi prej 60 milionësh për të liruar ishsulmuesin e Benfikës. Prandaj ata e kanë refuzuar ofertën e bërë nga skuadra e Napolit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

dhunoi per vdekje pronarin e dyqanit 80 vjec sepse nuk i shiti alkool gjykata e fierit denon me 12 vjet burg ilir nukajn 686ec5294d446
Lajmi i mëparshëm

Dhunoi për vdekje pronarin e dyqanit 80-vjeç sepse nuk i shiti alkool, gjykata e Fierit dënon me 12 vjet burg Ilir Nukajn

miftaraj flet per raportin e autopsise thote se mostrat e agon zejnullahut jane derguar ne maqedonine e veriut 686ec568a63bb
Lajmi i radhës

Miftaraj flet për raportin e autopsisë, thotë se mostrat e Agon Zejnullahut janë dërguar në Maqedoninë e Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë