Napoli ka arritur tre pikë të rëndësishme në kuadër të javës së 12-të në Serie A.
Napoli ka shënuar fitore me rezultat 3:1 ndaj Atalantës.
Futbollisti i kombëtares së Kosovës, Amir Rrahmani, u paraqit 64 minuta në petkun e Napolit, në fitoren bindëse.
Futbollisti u largua nga fusha për shkak të lëndimit.
Për Napolin shënuan David Neres (17′ e 38′), Lang (45′) dhe për udhëtuesit Scamacca (52′).
Kampionit në fuqi i mjaftuan 45 minuta për të arritur fitoren.
Berat Gjimshiti u paraqit titullar tek Atalanta.
Napoli merr kreun me 25 pikë e Atalanta është në vend të 13-të me 13 sosh.
Burimi: botasot.info


