nagavci me mesazh pas marreveshjes per presidentin 6a95865bd7634

Nagavci me mesazh pas marrëveshjes për Presidentin

August 31, 2026
1 minut lexim

Deputetja e VV-së, Arbërie Nagavci, e ka cilësuar si zhvillim të rëndësishëm politik dhe institucional marrëveshjen VV-LDK për kandidaturën e Bekim Sejdiut për President të Kosovës.

Nagavci tha se, pavarësisht negociatave të vështira, marrëveshja dëshmon se kompromisi është i mundshëm kur interesi i vendit vendoset mbi atë partiak.

Ajo e vlerësoi Sejdiun si figurë të respektuar dhe emër konsensual, duke shpresuar që procesi të përmbyllet me sukses dhe Kosova të ketë sa më shpejt institucione funksionale.

Postimi i plotë:

Negociata jo të lehta, por një lajm shumë i mirë për Kosovën.

Marrëveshja e arritur sot ndërmjet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për kandidatin për President të Republikës së Kosovës është një zhvillim i rëndësishëm politik dhe institucional.

Për herë të parë kemi një marrëveshje për një emër konsensual, që dëshmon se, pavarësisht dallimeve politike dhe negociatave jo gjithmonë të lehta, kompromisi dhe përgjegjësia institucionale janë të mundshme kur interesi i vendit vendoset mbi interesat partiake.

Në këtë fazë, më e rëndësishmja është që Kosova të ketë sa më shpejt institucione funksionale dhe legjitime. Prandaj, mbetet të shpresojmë që i gjithë procesi të përmbyllet me sukses.

Bekim Sejdiu është një figurë e respektuar, një emër që i bën nder këtij procesi dhe që mund të përfaqësojë një pikë takimi përtej ndarjeve politike.

Uroj që kjo marrëveshje të jetë një hap drejt tejkalimit të ngërçit institucional dhe që procesi të përmbyllet sa më shpejt, në të mirë të Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Kosovës i duhen institucione funksionale, stabilitet politik dhe përgjegjësi mbi të gjitha.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

FB IMG 1788178839252
Lajmi i mëparshëm

Kostovski: Shkollat fillore në Butel janë gati për vitin e ri shkollor, për çdo nxënës të klasës së parë çantë, pajisje dhe uniformë pa pagesë

rumania rrezikon 770 milione euro nga fondet e be se 6a95873a15683
Lajmi i radhës

Rumania rrezikon 770 milionë euro nga fondet e BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë