Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar se shkollat fillore komunale janë tërësisht të përgatitura për fillimin e vitit të ri shkollor.
Kostovski zhvilloi një takim pune me drejtorët e shkollave fillore komunale dhe drejtorin e kopshtit, ku u diskutua për përgatitjet dhe gatishmërinë e institucioneve arsimore.
Sipas tij, drejtorët konfirmuan se shkollat janë të gatshme për nisjen e vitit të ri shkollor.
Edhe këtë vit, Komuna e Butelit ka siguruar çantë shkolle, pajisje shkollore dhe uniformë për çdo nxënës të klasës së parë.
“Kështu, Komuna e Butelit është e përgatitur për fillimin e vitit të ri shkollor”, ka deklaruar Kostovski.

