nafta rritje rekord shitet me mbi 90 dollare per fuci cmimi me i larte ne dy vite 69ac32f61124d

Nafta rritje rekord/ Shitet me mbi 90 dollarë për fuçi, çmimi më i lartë në dy vite

March 7, 2026
1 minut lexim

Nafta ka vijuar të shtrenjtohet ndjeshëm në tregjet ndërkombëtare. Një fuçi naftë po shitet me rreth 91 dollarë duke regjistruar nivelin më të lartë në dy vitet e fundit. Ky shtrenjtim erdhi i nxitur së fundmi  për shkak se Katari ka paralajmëruar se i gjithë prodhimi i Gjirit mund të ndalet brenda pak ditësh.



Nafta e papërpunuar Brent u rrit me më shumë se  12% të premten, niveli më i lartë që nga vjeshta e vitit 2023.

Parashikimet janë të zymta dhe vlerësohet se nafta mund të arrijë në 150 dollarë për fuçi nëse konflikti me Iranin vazhdon gjatë javëve të ardhshme.

Analistët paralajmërojnë se nëse çmimi i naftës dhe gazit mbetet i lartë, kjo mund të nxisë inflacionin në ekonomitë kryesore botërore si Mbretëria e Bashkuar dhe SHBA-ja, ku ka qenë në një trend gjerësisht në rënie.

Rreth një e pesta e furnizimit botëror me naftë zakonisht transportohet përmes Ngushticës së Hormuzit çdo ditë.

Por trafiku përmes këtij kanali të ngushtë pothuajse është ndalur që kur filloi lufta SHBA-Izrael me Iranin fundjavën e kaluar.

Bllokimi i ngushticës mund t’i bëjë mallrat dhe shërbimet më të shtrenjta në nivel global dhe të godasë disa nga ekonomitë më të mëdha në botë, përfshirë Kinën, Indinë dhe Japoninë, të cilat janë ndër importueset kryesore të naftës bruto që kalon nëpër këtë rrugë ujore.

Lufta në Lindjen e Mesme,  ndaloi transportin detar përmes Ngushticës së Hormuzit duke çuar në një ndërprerje të madhe të furnizimeve globale me karburant.

Ngushtica përdoret për të transportuar afërsisht 20 përqind të furnizimeve të naftës bruto në botë.

 

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ndertimi i kampusit te unt se mickoski nje investim strategjik per te ardhmen e arsimit te larte ne vend 69ac324340c2a
Lajmi i mëparshëm

Ndërtimi i kampusit të UNT-së, Mickoski: Një investim strategjik për të ardhmen e arsimit të lartë në vend

prokuroria nis hetim ndaj 55 vjecarit nga shkupi dyshohet se tentoi te vrase bashkeshorten me arme zjarri 69ac38d27049c
Lajmi i radhës

Prokuroria nis hetim ndaj 55 vjeçarit nga Shkupi, dyshohet se tentoi të vrasë bashkëshorten me armë zjarri

Të fundit nga

Rama: Korridori VIII strategjik për Shqipërinë

Korridori VIII ka marrë njohjen e Bashkimit Evropian si një pjesë kyçe e rrjetit evropian të korridoreve, pas një pune intensive diplomatike të Shqipërisë. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama shpjegoi se më

Bernardo Silva nuk rinovon me Manchester Cityn

Një lajm i bujshëm ka tronditur botën e futbollit: Bernardo Silva, një lojtar thelbësor në skemat e Pep Guardiolës te Manchester City, nuk ka ndërmend të rinovojë kontratën e tij me klubin
ShkoLartë