na keni falur lehtesi dhe kurajo per betejen me jeten bashkeshortja e naum shundit ndan lajmin e keq shendeti i tij ka marre nje kthese aspak optimale 68af274bb2b64

“Na keni falur lehtësi dhe kurajo për betejën me jetën”/ Bashkëshortja e Naum Shundit ndan lajmin e keq: Shëndeti i tij ka marrë një kthesë aspak optimale

August 27, 2025
1 minut lexim

Bashkëshortja e aktorit dhe regjisorin e njohur, Naum Shundi, ka reaguar sot lidhur me gjendjen shëndetësore të tij, i cili po trajtohet në QSUT.

Në një postim prekës, ajo shpreh mirënjohje për të gjithë miqtë, kolegët dhe artdashësit që janë solidarizuar me familjen në ditët e vështira, duke dhënë ndihmën e tyre.

Megjithatë, ajo sjell lajmin e hidhur se gjendja e aktorit ka marrë një kthesë aspak optimale, duke i bërë thirrje miqve dhe dashamirësve që të mos kontribuojnë më financiarisht.

“Fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale. Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja”, përfundon reagimi i saj.

Postimi i plotë:

Në ditë të keqe, u shfaqën njerëz të mrekullueshëm, që na ndihmuan në këtë situatë të vështirë për shëndetin e aktorit regjisorit dramaturgut Naun Shundit. Ç’do emër që ka kontrubuar në llogaritë tona të hapura, që kjo ëndërr e keqe, të mbetej vetëm një ëndërr, ka jo vetëm mirënjohjen, por mbi të gjitha, na ka falur lehtësi dhe kurajo për betejen me jetën.

Miq, dashamirës, koleg, artëdashës. Mos kontribuoni më në këto faqe. Tashmë, fatkeqësisht, shëndeti i Shundit ka marrë një kthesë aspak optimale.

Mirënjohje dhe shëndet në familjet tuaja!


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

media kroate spiunuan per vuciqin e listen serbe arrestohen ushtaraku kroat dhe e dashura e tij nga kosova 68af26a22facb
Lajmi i mëparshëm

Media kroate: Spiunuan për Vuçiqin e Listën Serbe, arrestohen ushtaraku kroat dhe e dashura e tij nga Kosova

avion luftarak i ri merz dhe macron duhet te vendosin per kompanite e prodhimit 68af27b425003
Lajmi i radhës

Avion luftarak i ri, Merz dhe Macron duhet të vendosin për kompanitë e prodhimit

Të fundit nga

ShkoLartë