myrto uzuni perballe heung min son ne play off 68f55a736c074

Myrto Uzuni përballë Heung-min Son në ‘play-off’

October 19, 2025
1 minut lexim

Faza e rregullt e MLS ka përfunduar dhe tashmë të gjitha skuadrat që vazhdojnë më tej ëndrrën për titullin kampion, kanë mësuar emrat e kundërshtarëve me të cilët do të përballen në turin tjetër.

I vetmi nga futbollistët shqiptarë që ka mbetur në garë është Myrto Uzuni me Austin, që ka mësuar emrin që i ka vënë përballë kalendari.

Në fazën “play-off”, kundërshtari i parë për ekipin e Austin në Konferencën e Perëndimit në MLS, do të jetë Los Anxhelos FC, një ekip me shumë pretendime që ka mbyllur sezonin e rregullt në vendin e tretë në renditje.

Në radhët e kësaj skuadre ka shkëlqyer Heung-min Son, koreani i cili dha lamtumirën Totenhemit gjatë verës për të nisur këtë aventurë të re.

Ndaj për skuadrën e Uzunit nuk do të jetë e thjeshtë të vazhdojë më tej në një kampionat i cili ka një formulë shumë të pazakontë, pasi në këtë fazë kalon ekipi i cili ka bilancin më të mirë pas tre ndeshjeve të luajtura.

Uzuni e ka mbyllur sezonin e rregullt, të parin të tijin me fanellën e Austin, me 6 gola të shënuar dhe 2 asiste, në 27 ndeshje të luajtura me këtë skuadër.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bujar osmani uron izet mexhitin per fitoren ne politike fjala e fundit u takon qytetareve 68f558b214c33
Lajmi i mëparshëm

Bujar Osmani uron Izet Mexhitin për fitoren: Në politikë fjala e fundit u takon qytetarëve!

rezultatet e para nga votimet me poste per kryetar te prishtines bindshem prin ky kandidat 68f55a81af162
Lajmi i radhës

Rezultatet e para nga votimet me postë për kryetar të Prishtinës, bindshëm prin ky kandidat

Të fundit nga

ShkoLartë