muzikanti britanik denohet me 14 vjet burg per perdhunim dhe sulm seksual ndaj gjashte grave 69f3ccc28f165

Muzikanti britanik dënohet me 14 vjet burg për përdhunim dhe sulm seksual ndaj gjashtë grave

April 30, 2026
1 minut lexim

Muzikanti britanik, Ross Davidson, (38-vjeçar), i njohur me emrin artistik Ross Wild dhe si ish-anëtar/vokalist i lidhur me grupin “Spandau Ballet”, është dënuar me 14 vjet burg pasi u shpall fajtor për një seri përdhunimesh dhe sulmesh seksuale ndaj gjashtë grave.

Sipas vendimit, dënimi erdhi pas dy gjykimeve që përfshinë akuza për dy raste përdhunimi, tentativë përdhunimi, tre sulme seksuale si dhe dy raste kur u kap duke filmuar gra në situata intime pa pëlqimin e tyre.

Ngjarjet dyshohet se kanë ndodhur në periudhën gusht 2013 – dhjetor 2019.

Davidson e mohoi çdo akuzë, duke pretenduar se gjithçka ka ndodhur me pëlqim.

Megjithatë, juria e shpalli fajtor për disa vepra penale.

Prokuroria theksoi se një nga provat kryesore ishte një video ku, sipas saj, shihet momenti i përdhunimit të një viktime, ndërsa në telefonin e tij u gjetën edhe pamje të tjera me situata të ngjashme, ku ai dyshohet se i prekte gratë teksa ato flinin.

Prokurori Richard Hearnden deklaroi se regjistrimet janë bërë kur viktimat kanë qenë ‘më të pambrojtura’, në gjumë të thellë, dhe për këtë arsye nuk kanë mundur të reagojnë.

Disa prej tyre, sipas raportimeve, e kuptuan çfarë kishte ndodhur vetëm pasi u njoftuan nga policia.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

monedha e iranit shenon renie rekorde teksa lufta e bllokada amerikane po tronditin ekonomine e tij 69f3cb88c33e9
Lajmi i mëparshëm

Monedha e Iranit shënon rënie rekorde, teksa lufta e bllokada amerikane po tronditin ekonominë e tij

saliu bdi ndryshon qendrimet sipas interesit jo parimit 69f3d2a0e1719
Lajmi i radhës

Saliu: BDI ndryshon qëndrimet sipas interesit, jo parimit

Të fundit nga

ShkoLartë