mustafa dauti ua mbyll gojen shpifesve vulat e doganes jane ne dy gjuhe shqipja respektohet me dinjitet 68d6c6ae4b77b

Mustafa Dauti ua mbyll gojën shpifësve: Vulat e Doganës janë në dy gjuhë, shqipja respektohet me dinjitet

September 26, 2025
1 minut lexim

Është për të ardhur keq deri ku ka rënë propaganda e orkestruar nga argatët e Ali Ahmetit, të cilët në mungesë të rezultateve, përpiqen të ushqejnë opinionin me shpifje, trillime dhe lajme të fabrikuara.

Në disa media të kontrolluara prej tyre u publikua një tekst ku pretendohej se gjuha shqipe nuk respektohet në Drejtorinë e Doganave dhe se vulat zyrtare janë vetëm në gjuhën maqedonase. Këto shpifje të ulëta bien poshtë sapo përballen me faktet e pakontestueshme: vulat zyrtare të Doganës janë në dy gjuhë, maqedonisht dhe shqip.

Zëvendësdrejtori i Doganave, z. Mustafa Dauti, ka reaguar publikisht duke publikuar imazhe autentike të vulave zyrtare, ku qartë shihet përdorimi i dy gjuhëve. Ky është argument i pamohueshëm se shqiptarët jo vetëm që janë të pranishëm në institucionet shtetërore, por edhe bartin përgjegjësi të larta dhe vendimmarrëse.

Dauti me të drejtë thekson: “Me vulë dhe me firmë, po dëshmojmë se shqiptarët janë pjesë e barabartë e këtij shteti dhe kontribuojnë me dinjitet”.

Kjo fushatë e shpifjeve nuk është gjë tjetër përveç tentativë e dëshpëruar për të njollosur arritjet e përfaqësuesve shqiptarë në institucionet e rëndësishme të shtetit. Por faktet janë kokëforta, shqiptarët janë të barabartë, të respektuar dhe të përfaqësuar me dinjitet.

Shqipja është gjuhë zyrtare, vulat janë në dy gjuhë, dhe shqiptarët janë pjesë aktive e shtetit, me përgjegjësi dhe integritet. Çdo shpifje tjetër është vetëm një dëshmi e frikës dhe panikut të atyre që i kanë humbur betejat politike me shqiptarët e ndershëm dhe dinjitozë.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

Screenshot 2025 09 26 185347
Lajmi i mëparshëm

Besnik Emshiu: Zjarrfikësit, tashmë realitet në komunën e Bogovinës

vrasja ne veles ngriten procedura disiplinore kunder 11 zyrtareve policore 68d6cdf8d2029
Lajmi i radhës

Vrasja në Veles/ Ngriten procedura disiplinore kundër 11 zyrtarëve policorë

Të fundit nga

ShkoLartë