mustafa dauti pas garancise 1 14 milione euro per perparim bajramin drejtesia a eshte e barabarte per te gjithe 6aea4051654e2

Mustafa Dauti pas garancisë 1.14 milionë euro për Përparim Bajramin: Drejtësia a është e barabartë për të gjithë?

November 3, 2026
1 minut lexim
taf

Zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafa Dauti, ka reaguar pas vendimit që Përparim Bajrami, i akuzuari i parë në rastin “Lotaria”, të lirohet nga paraburgimi, pasi Këshilli Penal i Gjykatës Themelore Penale në Shkup ka pranuar garancinë në patundshmëri në vlerë prej 1.140.781 eurosh, përcjell tetova1

Dauti ka vënë në pikëpyetje perceptimin e barazisë para ligjit, duke krahasuar rastet kur qytetarë dënohen me mbi tre vjet burg për vepra me pasoja shumë më të vogla, me rastet kur persona të tjerë arrijnë të sigurojnë mbrojtjen në liri përmes garancive milionëshe.

Ai thekson se problemi nuk qëndron te e drejta për t’u mbrojtur në liri, por te besimi i qytetarëve se drejtësia zbatohet njësoj për të gjithë, pavarësisht mundësive financiare.

“Dikush për një vepër me pasoja shumë më të vogla dënohet me mbi 3 vjet burg, ndërsa dikush tjetër, me një garanci prej mbi 1 milion eurosh, fiton të drejtën të mbrohet në liri.

Problemi nuk është te e drejta për t’u mbrojtur në liri, por te perceptimi që krijojnë vendimet e gjykatave, kur qytetari i zakonshëm përballet me gjithë peshën e ligjit, ndërsa ata me mundësi financiare mund të ofrojnë garanci milionëshe.

Gjykatat duhet jo vetëm të zbatojnë ligjin, por edhe të ruajnë besimin e qytetarëve se drejtësia është e barabartë për të gjithë.

Sepse, në fund, pyetja mbetet: A jemi të gjithë të barabartë para ligjit, apo barazia varet edhe nga thellësia e xhepave?!”, ka shkruar Dauti./tetova1.mk

IMG 3434

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

hungaria zgjedh prokurorin e ri te pergjithshem pas renies se orban peter fejes merr mandatin 9 vjecar 6aea3ff81618a
Lajmi i mëparshëm

Hungaria zgjedh prokurorin e ri të përgjithshëm pas rënies së Orban, Peter Fejes merr mandatin 9-vjeçar

demi moore shkelqen me fustan xhins ne cfda fashion awards pozon krah hailey bieber dhe rose byrne 6aea4054507b0
Lajmi i radhës

Demi Moore shkëlqen me fustan xhins në CFDA Fashion Awards, pozon krah Hailey Bieber dhe Rose Byrne

Të fundit nga

ShkoLartë