Reprezentuesi i Maqedonisë, Visar Musliu luajti 90 minuta të plota të ndeshjes që Saint-Truiden fitoi 2-1 kundër Standard Liege, në fushën mysafire.
Musliu është një nga pesë mbrojtësit qendrorë më të mirë në ligën belge.
“Është gjithmonë mirë të dëgjosh se je ndër mbrojtësit më të mirë në ligë. Gjithmonë përpiqem të jap më të mirën time për Saint-Truiden,” tha Musliu për “xmksport”.
Mbrojtësi 31-vjeçar ka një vlerësim mesatar prej 7.28, që e bën atë një nga mbrojtësit në formën më të mirë në Ballkan, dhe sigurisht në Maqedoni.
Ai ka qenë titullar në të gjitha ndeshjet për Saint-Truiden deri më tani, ka gjithsej 17 paraqitje për ekipin belge dhe ka tejkaluar të gjitha pritjet.
Saint-Truiden është aktualisht në vendin e tretë, vetëm tre pikë pas liderëve Royal Union dhe dy pikë pas Club Brugge, të cilët janë në vendin e dytë.
Burimi: botasot.info


