musk fiton te drejten e aksioneve ne vlere te 139 miliarde dollareve te tesles 69468bb223e12

Musk fiton të drejtën e aksioneve në vlerë të 139 miliardë dollarëve të Teslës

December 20, 2025
1 minut lexim

Gjykata Supreme e shtetit amerikan, Delaware ka vendosur që Elon Musk, drejtuesi ekzekutiv i kompanisë Tesla, të përfitojë aksionet e Teslës me vlerë 139 miliardë dollarë. Ky vendim erdhi pasi një gjykatë më e ulët kishte bllokuar dy herë dhënien e aksioneve.

Bëhet fjalë për gjithsej 303 milionë aksione, dhe Gjykata Supreme ka konstatuar se gjykata më e ulët kishte gabuar në vendimin e saj.

Sipas saj, pengimi i dhënies së kompensimit për Musk do të ishte i padrejtë, duke marrë parasysh kohën dhe përpjekjen që ai ka investuar gjatë gjashtë viteve të fundit. Aksionet ishin miratuar nga aksionarët në 2018 për t’i dhënë Musk një kompensim me vlerë disa dhjetëra miliarda dollarë, por gjykatat më të ulëta kishin penguar zbatimin e kësaj vendimi, raporton CNN.

Sipas indeksit të medias amerikane Bloomberg, Musk me pasurinë e tij prej 644 miliardë dollarësh është personi më i pasur në botë. Një pjesë e madhe e kësaj pasurie qëndron në 413 milionë aksione të Teslës, të cilat janë në pronësi të tij të plotë. Vlera e tyre përfundimtare dje ishte 199 miliardë dollarë, ndërsa çmimet e aksioneve të Teslës janë rekord.

Së fundmi, Tesla miratoi për Musk një paketë të re kompensimi në aksione, e cila mund të arrijë një trilion dollarë nëse çmimi i aksioneve të Teslës arrin nivelin që parashikon vetë Musk dhe kompania.

Tesla është një nga kompanitë ku ai ka pronësi. Për më tepër, Musk është aksioneri kryesor i kompanisë hapësinore SpaceX, të cilën planifikon ta listojë në bursë gjatë vitit të ardhshëm. Pritet që kjo të rrisë edhe më tej pasurinë e tij. 

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fullkrug shume afer ti bashkohet milanit nga west hami 69468ad545d08
Lajmi i mëparshëm

Fullkrug shumë afër t’i bashkohet Milanit nga West Hami

shba mbyll debatin as ndarje as ndryshim kufijsh per kosoven ja mesazhi i salihajt 69468bdf00990
Lajmi i radhës

SHBA mbyll debatin: As ndarje, as ndryshim kufijsh për Kosovën – ja mesazhi i Salihajt

Të fundit nga

Dhuna në Vlorë

Teuta ka reaguar për episodin e djeshëm që ndodhi në transfertën e Flamurtarin. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi durrsak shkruan se ishte një skandal në Vlorë dhe FSHF të marrë
ShkoLartë