mushica ndeshja me zvicren test para play off 691ccb5426474

Mushica: Ndeshja me Zvicrën test para `play off`

November 18, 2025
1 minut lexim

Zvicra është testi kryesor për Kosovën para ndeshjeve të “play off” për Kupën e Botës 2026, sipas analistt të futbollit, Kushtrim Mushica.

I ftuar në emisionin “Dardanët”, në prag të ndeshjes, ai është shprehur se Kosova ka treguar ngritje të madhe në lojë pas humbjes së parë me Zvicrën.

“Duke marrë parasysh ecurinë e mirë të Kombëtares së fundmi, duhet të shpresojmë në një rezultat të mirë sot. Zvicra është e fortë, na mposhti në ndeshjen e parë, por paraqitjet e fundit tregojnë se ajo humbje ka qenë joreale.

Që prej atëherë, Kosova është kthjelluar. Kësaj ndeshjeje duhet t’i qasemi me seriozitet, le të jetë ky testi për sfidat që na presin në ‘play-off”, ka thënë Mushica.

Ndërkohë trajneri i futbollit, Malësor Gjonbalaj, e ka theksuar rëndësinë që ka çdo rezultat pozitiv.

“Çdo pikë është e rëndësishme, qoftë edhe për të ruajtur vazhdimësinë taktike.

Çdo fitore ndikon në renditjen tonë në FIFA dhe në pozicionimin nëpër vazo, çka është me rëndësi të madhe për shortet e ardhshme”, është shprehur ai.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

plagoset 33 vjecari ne fier niset me urgjence drejt spitalit autori ne arrati policia nis kerkimet 691ccafc7a6dc
Lajmi i mëparshëm

Plagoset 33-vjeçari në Fier, niset me urgjencë drejt spitalit! Autori në arrati, policia nis kërkimet

rama i reagon muratit 691ccb608df96
Lajmi i radhës

Rama i reagon Muratit

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë