musa gjuha shqipe eshte e paprekshme mos u mashtroni nga cirku opozitar 686ed06a376db

Musa: Gjuha shqipe është e paprekshme, mos u mashtroni nga cirku opozitar

July 9, 2025
1 minut lexim

Deputetja e VLEN-it, Mimoza Musa, ka reaguar me forcë ndaj zhvillimeve të fundit politike dhe juridike, duke theksuar se gjuha shqipe është realitet kushtetues dhe trashëgimi kombëtare që nuk cenohet nga askush.

Në një reagim të publikuar në rrjete sociale, Musa kritikon ashpër opozitën shqiptare, duke e quajtur “të lodhur” dhe “të dhënë pas teatrit politik”. “Asnjë teatër opozitar, asnjë lëvizje në prapaskenë nuk do të fshijë të vërtetën. Gjuha shqipe është realitet kushtetues dhe trashëgimi kombëtare”, shkruan deputetja.

Ajo thekson se shqiptarët nuk do të dorëzohen as nuk do të mashtrohen, dhe se përpjekjet për të relativizuar apo minuar statusin e gjuhës shqipe janë të destinuara të dështojnë. “Asnjë gjyqtar i emëruar nën tavolinë, asnjë opozitë që bën teatër nuk e ndryshon dot këtë realitet: GJUHA SHQIPE ËSHTË E PAPREKSHME”, përfundon Musa.

Burimi: fol.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

historia e pazakonte e grimit gruaja me skuqje te rende ne fytyre pretendon se nuk ka hequr grimin per 22 vite 686ece8970c10
Lajmi i mëparshëm

Historia e pazakontë e grimit – gruaja me skuqje të rëndë në fytyrë pretendon se nuk ka hequr grimin për 22 vite

kryetari i kuvendit afrim gashi takohet me drejtoreshen e bankes boterore per maqedonine e veriut dhe kosoven 686ed2c33d4b8
Lajmi i radhës

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, takohet me drejtoreshën e Bankës Botërore për Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën

Të fundit nga

ShkoLartë