murtezani vlen in te bashkuar e duan shqiptaret percarjen e deshiron vetem bdi ja 697937d14ba63

Murtezani: VLEN-in të bashkuar e duan shqiptarët, përçarjen e dëshiron vetëm BDI-ja

January 28, 2026
1 minut lexim

Shkup, 27 janar – Zëvendëssekretari i Qeverisë, Hasim Murtezani, ka reaguar përmes një postimi publik, duke theksuar se bashkimi i koalicionit VLEN gëzon mbështetjen e shqiptarëve, ndërsa përpjekjet për përçarje, sipas tij, vijnë vetëm nga BDI-ja.

Murtezani shkruan se VLEN arriti ta dërgojë BDI-në në opozitë pas 22 vitesh në pushtet, gjë që, sipas tij, është arsyeja pse shqiptarët e duan VLEN-in të bashkuar. Ai shton se BDI-ja, e mbetur në opozitë, vazhdon të ushqejë shpresa për rikthim në pushtet duke synuar përçarjen e VLEN-it.

“Lidershipi i VLEN-it ka pjekuri politike dhe vigjilencë maksimale. Ëndrra për ta përçarë VLEN-in nuk do të realizohet”, thekson Murtezani në reagimin e tij.

Në fund, ai nënvizon se BDI-ja do të mbetet edhe më tej në opozitë, duke ritheksuar bindjen se koalicioni VLEN do të vazhdojë i bashkuar.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

plani i paqes mes ukrainen kina premton koordinim strategjik me rusine 697937865d917
Lajmi i mëparshëm

Plani i paqes mes Ukrainën, Kina premton koordinim strategjik me Rusinë

ngjarjet e dates 28 janar 697938748a266
Lajmi i radhës

​Ngjarjet e datës 28 janar

Të fundit nga

​Ngjarjet e datës 28 janar

Lëvizja FOL organizon forumin FOL Hapur i cili mbahet në kuadër të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Temë e diskutimit do të jetë: “Edukimi i të rinjve
ShkoLartë