murtezani integrimi evropian eshte domosdoshmeri strategjike jo vetem harmonizim formal 68b755197ecbf

Murtezani: Integrimi evropian është domosdoshmëri strategjike, jo vetëm harmonizim formal

September 2, 2025
1 minut lexim

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani, në takimin joformal të ministrave për Çështje Evropiane në Kopenhagë, theksoi rëndësinë e integrimit evropian për stabilitetin e gjithë kontinentit.

“Sot në Kopenhagë diskutuam për rëndësinë e integrimit evropian. Për mua, kjo nuk është harmonizim formal me rregullat, por domosdoshmëri strategjike për stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë kontinentit”, deklaroi Murtezani.

Ai kujtoi se Maqedonia e Veriut dhe vendet e tjera të rajonit kanë pritur për më shumë se dy dekada për realizimin e premtimit të dhënë në Selanik.

“Më shumë se njëzet vjet pas premtimit nga Selaniku, është koha që perspektiva evropiane përfundimisht të bëhet realitet. Prandaj është me rëndësi që Kriteret e Kopenhagës të mbeten udhëzëues i cili na udhëheq. Ato nënkuptojnë demokraci, sundim të ligjit dhe standarde të drejta – sistem meritash i cili në mënyrë objektive e vlerëson progresin, për dallim nga bllokadat dypalëshe të cilat e cenojnë idenë evropiane”, tha ai.

Duke folur për rrugën drejt anëtarësimit, ministri theksoi se procesi gradual i integrimit është mënyra e vetme për të ruajtur besueshmërinë e Bashkimit Evropian.

“Besoj se integrimi gradual është ura e cila na çon drejt anëtarësimit të plotë dhe mbronë kredibilitetin e procesit”, u shpreh Murtezani.

Ky takim u organizua në kuadër të kryesimit danez me Këshillin e BE-së.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

a eshte miqesia dhe jo nje marredhenie romantike sekreti i nje jete te lumtur 68b750f7b78a4
Lajmi i mëparshëm

A është miqësia, dhe jo një marrëdhënie romantike, sekreti i një jete të lumtur?

apeli i mexhitit kryetaret e komunave nga radhet e bdi se te mos bllokojne projektet qe realizohen nga qeveria vlen 68b76191dd259
Lajmi i radhës

Apeli i Mexhitit: Kryetarët e komunave nga radhët e BDI-së të mos bllokojnë projektet që realizohen nga Qeveria VLEN

Të fundit nga

Horoskopi i datës 28 dhjetor 2025

Dashi Edhe pse atmosfera festive ju dhuron një ndjenjë qetësie të brendshme, duhen marrë parasysh edhe disa përplasje apo tensione në familje. Jeni përballë vendimeve të rëndësishme që lidhen me të ardhmen
ShkoLartë