mungojne tualetet dhe qezmet ne parqe ankohen vizitoret 6897abf4ba0e1

Mungojnë tualetet dhe qezmet në parqe, ankohen vizitorët

August 9, 2025
min lexim

Vizitat në këtë park të cilat duhet të jenë momente argëtimi e relaksi për qytetarët nuk po dalin të jenë të tilla për qytetarët.

Këta të fundit thonë që në këtë park dhe jo vetëm mungojnë kushtet bazike.

Madje për banorin Shaban Nezirin parku i qytetit nuk përmbush disa kërkesa.

“Tualetin e kanë ndërtuar që katër apo pesë vite aty as nuk ia kanë hapë derën e kanë mbyll. Kryetari apo Komuna kush i ka fajet nuk e di aty. Karriget qysh i kanë ndërtuar pa mbështetëse, tani i kanë rregulluar  disa, pleqtë, fëmijët kur ulnin u rrëzofshin, nuk i plotëson kushtet. Vetëm lëvdohet po bëjë këtë e atë e asgjë nuk ka bë”, shprehet Nazif Dema – qytetar.

Ai ka një kërkesë drejtuar Komunës së Prishtinës.

“Kërkesa jem është këto karrige me i rregull dhe tualetin me lëshu”, thotë ai.

E së këto tualete janë ndërtuar kaherë, por nuk janë lëshuar për përdorim e thotë edhe  qytetari, Muahrrem Sopjani.

“Përveç tualet që nuk ka tjerat janë të gjitha, por pa tualet është shumë keq edhe për fëmijë edhe për pleqtë po duhet me lanë lojën në gjysmë e  pushimin për me shku në banesë e me përdor. Janë ndërtua që tri vite ende nuk është hapë as nuk e kam parë brenda si është, jemi gëzuar kur ka filluar por kështu është tash”, shprehet ai.

E në parkun e Gërmisë, përveç problemit të tualetit vizitorët po hasin edhe në të tjera problem.

Disa qezmet që ishin të vendosura aty, më nuk janë funksionale.

“Dalim çdo ditë po ujë nuk ka, është shtjerr uji dhe nuk ka. E marrim ujin me vete duhet se pa ujë nuk qëndrohet”, thotë qytetari Shaban Neziri.

Për të tilla probleme, opozita thotë që ka reaguar edhe në Kuvendin Komunal, por që sipas tyre kërkesat e tyre nuk janë plotësuar.

“Disa herë e kemi ngritur zërin për mungesën e tualeteve publike me theks të veçantë në hapësirat publike siç është parku i Gërmisë, i Tokbahqes, ai i kryeqytetit dhe Arbëria. Përveç që mungojnë tualetet publike këtu mungojnë edhe qezmet për ujë të pijshëm. Aty ku ka banorë e që është vend publik këto janë dy gjera elementare që duhet me qenë të pranishme”, shprehet Besart Krasniqi, asamblesit i VV-së në kryeqytet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kriza e fuqise punetore thellohet ne struge dhe rajon migrimi po zbraz sektoret kyc 6897a838858d9
Lajmi i mëparshëm

Kriza e fuqisë punëtore thellohet në Strugë dhe rajon, migrimi po zbraz sektorët kyç

katie price nuk ndalet me ndryshimet estetike 6897ad20ab0b3
Lajmi i radhës

Katie Price nuk ndalet me ndryshimet estetike

Të fundit nga

ShkoLartë