mungesa e ekipeve dhe mbingarkesa ne spitale ndihma e shpejte detyrohet te seleksionoje thirrjet emergjente 6af9da0ecbcad

Mungesa e ekipeve dhe mbingarkesa në spitale, Ndihma e Shpejtë detyrohet të seleksionojë thirrjet emergjente

November 15, 2026
1 minut lexim
mun

Mungesa e personelit mjekësor dhe vonesat në pranimin e pacientëve në spitale detyrojnë selektimin e thirrjeve emergjente. Shërbimi i Ndihmës së Shpejtë pranon rreth 70 thirrje që në orët e mëngjesit, por për shkak të mungesës së kushteve nuk arrin t’i realizojë të gjitha shërbimet.

“Por përveç kësaj që kemi numër të ulët të ekipeve ballafaqohemi edhe vështirësi tjera siç një ndër është edhe vonesa ne pranim-dorëzim të themi me orë nëpër spitale, sepse edhe spitalet janë të mbingarkuar nga i gjithë shteti dhe shpesh na ndodh që të kemi 2-3 ekipe të bllokuara atje.” / deklaroi Rihad Rexhepi-Mjek i Ndihmës së Shpejtë

Shërbimi i transportit të pacientëve është ndër sektorët ku këto probleme janë më të theksuara. Pëqrveç korsive të bllokuara, transporti i pacientëve përballet edhe me gjoba për shkelje në trafik për shkak të shpejtësisë së tejkaluar.

“Shpesh na ndodh që janë të bllokuara dhe pse e kemi korsinë e veçantë parkohet një veturë ose një ambulancë… Problem më i ri është që shoferët posaçërisht ata që po merren me transport të pacientëve…pacientët dërgohen në spital për kontrolle ose për ndonjë incizim dhe kohës së fundit po marrin gjoba nga policia për shkak se e kanë tejkaluar shpejtësinë e lejuar.” / deklaroi Rihad Rexhepi-Mjek i Ndihmës së Shpejtë

Ekipet e Ndihmës së Shpejtë theksojnë se problem mbetet edhe qarkullimi i vështirësuar pranë klinikave për shkak të automjeteve të parkuara, ku as policia nuk mund të ndërhyjë, ndërsa pacientët presin për ndihmë. /Alsat.mk

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

trump nxiton te emeroje gjyqtare konservatore por has rezistence brenda republikaneve 6af9d9b8ecfef
Lajmi i mëparshëm

Trump nxiton të emërojë gjyqtarë konservatorë, por has rezistencë brenda republikanëve

akuza per falsifikim dokumentash prokuroria nuk pranon pafajesine e luiz ejllit ben rekurs ne gjykaten e larte 6af9da1302d85
Lajmi i radhës

Akuza për falsifikim dokumentash/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

Të fundit nga

ShkoLartë