akuza per falsifikim dokumentash prokuroria nuk pranon pafajesine e luiz ejllit ben rekurs ne gjykaten e larte 6af9da1302d85

Akuza për falsifikim dokumentash/ Prokuroria nuk pranon pafajësinë e Luiz Ejllit, bën rekurs në Gjykatën e Lartë

November 15, 2026
1 minut lexim

Edhe pse një vit më parë u shpall i pafajshëm nga Gjykata e Apelit, fati ligjor i këngëtarit Luiz Ejlli mbetet ende i hapur. Prokuroria ka kundërshtuar vendimin e pafajësisë, duke paraqitur rekurs në Gjykatën e Lartë, ku çështja pritet të shqyrtohet më 24 nëntor dhe relator është caktuar gjyqtari Sokol Binaj.

Luiz Ejlli u akuzua për veprën penale të falsifikimit të dokumenteve, kryer në bashkëpunim.

Sipas Prokurorisë, gjatë periudhës kur kishte humbur licencën e noterit, ai kishte përdorur vulën noteriale për të hartuar një deklaratë që justifikonte burimin e një shume prej 210 mijë eurosh, në favor të shtetasit Fatmir Avdurramani.

Më 2 tetor 2024, Gjykata e Shkallës së Parë në Fier e shpalli fajtor Ejllin dhe e dënoi me një vit burgim.

Ndërkohë, bashkëpandehuri i tij, Fatmir Avdurramani, u dënua me 18 muaj burgim. Por më 8 maj 2025, Gjykata e Apelit në Tiranë ndryshoi vendimin e shkallës së parë, duke shpallur të pafajshëm të dy të pandehurit.

Prokuroria e Apelit depozitoi rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kërkuar shqyrtimin e vendimit të pafajësisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mungesa e ekipeve dhe mbingarkesa ne spitale ndihma e shpejte detyrohet te seleksionoje thirrjet emergjente 6af9da0ecbcad
Lajmi i mëparshëm

Mungesa e ekipeve dhe mbingarkesa në spitale, Ndihma e Shpejtë detyrohet të seleksionojë thirrjet emergjente

bilall kasami viziton xhamine e zagrebit ajo eshte bere shtepi edhe per shqiptaret e kroacise 6af9f4e21dd98
Lajmi i radhës

Bilall Kasami viziton Xhaminë e Zagrebit: Ajo është bërë shtëpi edhe për shqiptarët e Kroacisë

Të fundit nga

ShkoLartë