mund te ndryshoje lindjen e mesme perfundon raundi i pare i bisedimeve shba iran 6a3857c78fa9f

“Mund të ndryshojë Lindjen e Mesme”, përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA–Iran

June 21, 2026
1 minut lexim

Raundi i parë i bisedimeve mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit është zhvilluar në Bürgenstock të Zvicrës dhe ka zgjatur rreth 1 orë e 20 minuta, raportojnë mediat e huaja.



Sipas këtyre raportimeve, pas përfundimit të takimit, delegacionet e të dy vendeve janë tërhequr për diskutime të brendshme lidhur me ecurinë e procesit dhe situatën aktuale.

Ndërkohë, në deklarata publike, zyrtarë amerikanë kanë theksuar rëndësinë e dialogut diplomatik për uljen e tensioneve në rajon.

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, J.D. Vance, është shprehur optimist se negociatat mund të sjellin ndryshime të rëndësishme në Lindjen e Mesme, duke nënvizuar se procesi po zhvillohet me autorizimin e presidentit amerikan.

Sipas tij, presidenti Donald Trump i ka dhënë delegacionit amerikan një mandat të qartë për të ndjekur zgjidhje diplomatike për një sërë çështjesh komplekse që prekin rajonin dhe komunitetin ndërkombëtar.

Vance gjithashtu e ka cilësuar Iranin si një “faktor paqëndrueshmërie” në Lindjen e Mesme, ndërsa ka theksuar se dialogu mbetet rruga kryesore për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm të tensioneve.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

reagon edhe komuna e tetoves pas deklaratave te gjykatesit kushtetues osman kadriut 6a3845d0e48ba
Lajmi i mëparshëm

Reagon edhe Komuna e Tetovës pas deklaratave të gjykatësit kushtetues Osman Kadriut

ngritja e temperaturave a do te rikthehet vendimi qe kufizon orarin e punes 6a385c54a491b
Lajmi i radhës

Ngritja e temperaturave, a do të rikthehet vendimi që kufizon orarin e punës?

Të fundit nga

ShkoLartë