mund te kete shqiperine kundershtare ne boteror koeman me nje europiane kemi me shume gjasa 693350f562977

Mund të ketë Shqipërinë kundërshtare në Botëror, Koeman: Me një europiane kemi më shumë gjasa

December 5, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman, është shfaqur i kënaqur me shortin e Botërorit 2026, që vuri ekipin e tij në Grupin F, përkrah Japonisë, Tunizisë dhe fitueses së play-off europian në të cilin bën pjesë edhe Shqipëria.

Ai e cilësoi këtë një “short të mirë”, duke thënë se ishte “i kënaqur” me verdiktin që kishin dhënë goglat.

“Të gjithë grupet janë mjaft të ekuilibruar, përfshirë grupin tonë. Japonia ka gjithmonë një ekip futbolli të përgatitur, me atleticizëm, Tunizia është një sfidë për ne aktualisht.

Dhe skuadra e tretë është nga Europa dhe mund të jetë përsëri Polonia, me të cilën kemi luajtur në kualifikuese.

Një skuadër europiane, të paktën, dhe kemi një mundësi më të mirë për të fituar. Mund të jemi të kënaqur, megjithëse çdo gjë përbën sfidë.

Nuk ka më vende të vogla”, tha ai.

Holanda ka nisur prej kohësh punën për Botërorin dhe Koeman zbuloi se përfaqësues të federatës kishin qenë në SHBA duke kërkuar një vendndodhje për bazën e ekipit.

Duke qenë në Grupin F, tashmë dihet edhe në cilën pjesë të SHBA do të luhen ndeshjet, apo edhe në Meksikë.

“Është shumë vapë atje, edhe me keq në Monterrej të Meksikës. Do të duhet të kemi kujdes.

Përfaqësuesit tanë kanë qenë disa herë në SHBA, po udhëtojmë duke parë vendndodhje të ndryshme dhe duhet të vendosim destinacionin tonë përfundimtar sa më shpejt të jetë e mundur. Do të përgatitemi me detaje, gjithsesi”, tha trajneri i Holandës pas shortit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

levizjet brenda pd se shehu takimet e disa demokrateve pjese e nje agjende personale 693350943b89f
Lajmi i mëparshëm

Lëvizjet brenda PD-së/ Shehu: Takimet e disa demokratëve, pjesë e një agjende personale

albin kurti njofton suksesin e kosoves 6933510033b2f
Lajmi i radhës

Albin Kurti njofton suksesin e Kosovës

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë