mucunski ne beograd ne takim pune me ministrat e jashtem te nismes qendrore evropiane 69261f8f1ed98

Mucunski në Beograd në takim pune me ministrat e jashtëm të Nismës qendrore evropiane

November 25, 2025
1 minut lexim

Beograd, 25 nëntor – Zgjerimi i Bashkimit Evropian, rrethanat aktuale gjeopolitike, siguria rajonale dhe domosdoshmëria për ndërlidhje të përforcuar rajonale dhe bashkëpunim ishin në fokus të bisedimeve të takimit të punës në Beograd të ministrit të Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski me ministrat e jashtëm të Nismës qendrore evropiane.

“Takimi i punës me ministrat e jashtëm të Nismës qendrore evropiane. Sonte në Beograd mora pjesë në darkën e punës me ministrat e jashtëm të NQE-së. Fokusi i bisedimeve u vendosë në zgjerimin e Bashkimit Evropian, rrethanat aktuale gjeopolitike, sigurinë rajonale dhe domosdoshmërinë e ndërlidhjes dhe bashkëpunimit të përforcuar rajonal”, kumtoi Mucunski në Fejsbuk.

Në takim, siç theksoi ai, u cek rëndësia e kësaj nisme si bazë stabile për thellim të bashkëpunimit në të gjitha fushat e interesit të përbashkët, avancimit të partneriteteve dhe përbalëljes efektive me sfidat rajonale.

“Në fjalimin tim e ceka rëndësinë e ndërlidhjes dhe bashkëpunimit rajonal, të cilat u treguan si vegla kyçe për nxitje të integrimit evropian – projekti më i rëndësishëm për mbështetje të paqes, sigurisë dhe zhvillimit ekonomik të kontinentit. Më pas e konfirmova përkushtimin e plotë të rrugës evopiane – si domosdoshmëri gjeostrategjike për një rajon stabil dhe prosperues”, shtoi ministri.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kryetari mela inspekton punimet ne rrugen diber mavrove pas gropes se rrezikshme qe demtoi infrastrukturen 69261874ceaa5
Lajmi i mëparshëm

Kryetari Mela inspekton punimet në rrugën Dibër–Mavrovë pas gropës së rrezikshme që dëmtoi infrastrukturën

politikanet sillen si burra akademiku artan fuga flet per grate ne politike ne nje pushtet maskilist ato ndjekin dy rregulla 6926219a4604d
Lajmi i radhës

“Politikanet sillen si burra”/ Akademiku Artan Fuga flet për gratë në politikë: Në një pushtet maskilist, ato ndjekin dy rregulla

Të fundit nga

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë