mucollari policia perdor skenar te perseritur mjeti me uje i drejtohet qellimisht berishes 698d0e5457a71

Muçollari: Policia përdor skenar të përsëritur, mjeti me ujë i drejtohet qëllimisht Berishës

February 12, 2026
1 minut lexim

Anëtari i Kryesisë së PD-së, Grigels Muçollari foli për protestën e opozitës së 10 shkurtit, duke ngritur akuza për mënyrën se si, sipas tij, është vepruar nga policia gjatë tubimeve. Ai deklaroi se ka vënë re një skenar të përsëritur në menaxhimin e protestave, ku mjetet me ujë përdoren që në momentet e para për të shpërndarë turmën.

Muçollari theksoi se, sipas tij, një prej makinave me ujë është drejtuar qëllimisht drejt kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke e cilësuar këtë si pjesë të një strategjie për të goditur simbolikisht opozitën dhe për të frikësuar qytetarët pjesëmarrës në protestë.

“Një nga makinat me ujë janë siguruar gjithmonë, domethënë që në fillim, edhe në protestën e kaluar, të drejtohet drejt kryetarit të opozitës dhe unë kam qenë vetë prezent, e kam parë në të dyja protestat. Duket sikur është një skenar i përgatitur për të treguar që ne e godasim edhe kryetarin e opozitës, që gëzon mbështetjen të 500–600 mijë qytetarëve. Po të ishte një qeveri normale dhe një polici e cila nuk do të merrte urdhra drejtpërdrejt nga kryeministri, mund t’i lejonin protestuesit të afroheshin edhe më afër parlamentit. Çfarë do të ndodhte aty? Nuk ka njerëz që po kryejnë detyrën në atë orë, siç ndodhte më parë.

Çfarë do të ndodhte? Pse hidhen te parlamenti? Ai nuk mund të lejojë asnjë mini-fitore të protestuesve. Nëse protestuesit do të kalonin atë gardh, që nuk e kalojnë ndonjëherë, do të arrinin pak më afër, të themi, kryeministrisë, pak më afër parlamentit. Kjo për Ramën konsiderohet fitore e protestuesve dhe ka frikë se mos fryma opozitare beson që mund ta rrëzojë dhe prandaj po reagon kaq dhunshëm”, tha Muçollari.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

qeni ndihmon oficeret e policise per te gjetur djalin e zhdukur ne shba 698d0d8f7f184
Lajmi i mëparshëm

Qeni ndihmon oficerët e policisë për të gjetur djalin e zhdukur në SHBA

kallas uron per formimin e qeverise 698d0e6ebd559
Lajmi i radhës

Kallas uron për formimin e Qeverisë

Të fundit nga

Kallas uron për formimin e Qeverisë

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Kaja Kallas, shkroi në rrjetin “X” se pas më shumë se një viti bllokim politik, “formimi i qeverisë së re të Kosovës është një

Liverpooli i rikthehet fitores

Liverpool arriti ta thyejë rezistencën e Sunderlandit dhe fitoi 1-0 në Premierligë, duke mbetur i pamposhtur në 12 përballjet e fundit mes tyre. Në “Stadium of Light” kushtet ishin të vështira dhe
ShkoLartë