Ministria e Shëndetësisë informon se punon vazhdimisht për përmirësimin e kujdesit ndaj personave me diabet, përmes sigurimit të terapisë bashkëkohore, pajisjeve ndihmëse mjekësore dhe krijimit të kushteve më të mira për monitorimin dhe kontrollin e sëmundjes.
Nga MSH thonë se sensorët për monitorimin e glikemisë janë siguruar për 800 persona me diabet të tipit 1, në përputhje me Programin për Diabetin dhe konkluzionet e Komisionit Kombëtar për Diabetin.
“Për këtë qëllim, është realizuar një procedurë e prokurimit publik, e cila është përmbyllur me lidhjen e kontratës në prill të këtij viti dhe e cila është e vlefshme deri në prill të vitit 2028. Me procedurën e fundit të prokurimit publik është siguruar terapi bashkëkohore me insulinë dhe terapi antidiabetike, në sasi të rritura”.
“Gjatë muajve maj dhe qershor të këtij viti, është kryer edhe zëvendësimi i të gjithë transmetuesve, në përputhje me protokollin, ndërsa pacientëve të përfshirë në Program u janë shpërndarë sasi sensorësh për një periudhë gjashtëmujore, përkatësisht deri në dhjetor të vitit 2026. Pacientët i marrin sensorët në barnatoret e insulinës, në përputhje me regjimin e përcaktuar”.
“Me sensorë janë përfshirë personat me diabet të tipit 1 deri në moshën 25 vjeç, gratë shtatzëna me diabet të tipit 1, personat e verbër me diabet të tipit 1, si dhe personat me diabet të tipit 1 që kanë komplikime dhe sëmundje shoqëruese më të rënda”.
“Në këtë mënyrë, në përputhje me mjetet buxhetore në dispozicion, prioritet u është dhënë kategorive më të cenueshme të pacientëve, me qëllim që të sigurohet monitorimi i vazhdueshëm i nivelit të glikemisë dhe menaxhimi më i mirë i sëmundjes”, thonë nga MSH.
Burimi: botasot.info

