IMG 20261026 WA0056

Forumi i gruas së VLEN-it organizoi aktivitet informues në Likovë për ndërgjegjësimin e kancerit të gjirit 

October 26, 2026
min lexim

Me rastin e muajit tetor, kushtuar ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, Forumi i Gruas së VLEN-it në bashkëpunim me Shtëpinë e Shëndetit në Likovë organizoi aktivitet informues në Sllupçan me fokus parandalimin, zbulimin e hershëm dhe trajtimin e kësaj sëmundjeje.

Në aktivitet morën pjesë nënkryetarja e VLEN-it dhe deputetja Mimoza Musa, deputetja Merita Koxhaxhiku, zëdhënësja e Qeverisë Venera Latifi Azizi dhe zëvendësministrja e Sportit Safije Sadiku, së bashku me shumë gra nga kjo zonë.

IMG 20261026 WA0070

Në tryezën e diskutimit kontribuuan profesionistë të fushës së mjekësisë, përfshirë onkologun dr. Ilir Ismaili, gjinekologet dr. Merale Ferati dhe dr. Naile Osmani, radiologen dr. Advie Memeti Tefiku, si dhe drejtoreshën e Shtëpisë së Shëndetit në Likovë, Arjeta Bajrami.

Gjatë diskutimit, gratë u informuan për faktorët e rrezikut, shenjat paralajmëruese të kancerit të gjirit, rëndësinë e kontrolleve të rregullta mjekësore dhe mundësitë e trajtimit, duke theksuar se diagnostikimi i hershëm rrit mundësitë për trajtim të suksesshëm dhe mund të shpëtojë jetë.

Drejtoresha e Shtëpisë së Shëndetit në Likovë, Arjeta Bajrami, theksoi se organizimi i këtij aktiviteti është veçanërisht i rëndësishëm për gratë në zonat rurale, ku informacioni dhe qasja në shërbimet shëndetësore shpesh janë më të kufizuara.

Ajo nënvizoi nevojën që gratë të informohen për mënyrat e kontrollit, diagnostikimit dhe trajtimit, duke larguar frikën dhe paragjykimet që shpesh e shoqërojnë këtë sëmundje.

IMG 20261026 WA0067

Onkologu dr. Ilir Ismaili theksoi rëndësinë e rritjes së ndërgjegjësimit, duke bërë të ditur se gjatë këtij viti janë regjistruar rreth 1.000 raste të reja të diagnostikuara me kancer të gjirit, sipas shifrave të përmendura gjatë aktivitetit.

Ndërkaq, zëdhënësja e Qeverisë, Venera Latifi Azizi, bëri të ditur se gratë nga zonat rurale kanë shprehur nevojën për mundësi më të lehta të kryerjes së ekzaminimeve dhe kontrolleve mjekësore, pa qenë të detyruara të udhëtojnë drejt qyteteve.

Ajo theksoi se këto kërkesa do t’u përcillen autoriteteve shëndetësore, me qëllim që të shqyrtohen mundësitë për përmirësimin e qasjes në shërbimet parandaluese.

Përmes këtij aktiviteti, Forumi i Gruas VLEN dhe Shtëpia e Shëndetit në Likovë synojnë të kontribuojnë në informimin e grave dhe promovimin e kontrolleve të rregullta, me mesazhin se kujdesi për shëndetin nuk duhet të shtyhet dhe se zbulimi i hershëm mund të shpëtojë jetë.

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

msh jane siguruar sensore per matjen e glikemise per 800 persona me diabet tip 1 6adf98f2d390a
Lajmi i mëparshëm

MSH: Janë siguruar sensorë për matjen e glikemisë për 800 persona me diabet TIP 1

dy deputet ne parlamentin e serbise mustafi arritje e jashtezakonshme per shqiptaret e lugines 6adfb36473e53
Lajmi i radhës

“Dy deputet në Parlamentin e Serbisë” – Mustafi: Arritje e jashtëzakonshme për shqiptarët e Luginës

Të fundit nga

ShkoLartë