mpb per tragjedine ne karposh stojance jovanovski ka dosje voluminoze kriminale 69a6f17cec31b

MPB për tragjedinë në Karposh: Stojançe Jovanovski ka dosje voluminoze kriminale

March 3, 2026
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski foli për ngjarjen tragjike në lagjen Karposh të Shkupit, ku u gjetën të vdekura një nënë dhe fëmija i saj 6-vjeçar, të cilët dyshohet se më herët kishin qenë viktima të dhunës në familje nga bashkëshorti, përkatësisht babai.

Toshkovski shpjegoi se dje policia kishte reaguar pas një denoncimi nga viktima, por pas bisedës me tashmë të ndjerën, ajo e kishte tërhequr kallëzimin.

Policia dje ka marrë një denoncim për dhunë në familje nga ana e viktimës. Janë dërguar zyrtarë policorë dhe kanë arritur për 10 minuta në vendin e ngjarjes. Më pas viktima u ka thënë zyrtarëve policorë, citoj: ‘Nuk ka pasur kontakt fizik, bëhej fjalë për një keqkuptim dhe e zgjidhëm në mënyrë paqësore. Nuk kërkoj asnjë procedurë policore dhe as veprime të mëtejshme nga policia. Sqaroj se nuk dua ta paraqes rastin si dhunë në familje, çështjet do t’i rregulloj në mënyrë paqësore dhe do të divorcohem’”, tha Toshkovski, duke shtuar se ekziston një deklaratë e nënshkruar nga viktima dhe se bashkëshorti nuk ka qenë i pranishëm gjatë dhënies së saj.

Toshkovski tha se do të hetohet shtesë nëse deklarata është dhënë nën presion.

“Duhet të shihet nëse kjo deklaratë është tërhequr nën detyrim, por fakt është se shumica e rasteve që mbyllen, mbyllen pikërisht sepse viktimat tërhiqen. Nuk duhet të jetë kështu, por duhet të bëjmë maksimumin për t’i inkurajuar të gjithë qytetarët që, nëse janë dëshmitarë të një ngjarjeje të tillë të tmerrshme penale, ta raportojnë atë. Ministria në të ardhmen do të fokusohet maksimalisht në raste të tilla”, tha Toshkovski.

Ministri i Punëve të Brendshme tha gjithashtu se ndaj bashkëshortit Stoançe, në të kaluarën, kishte pasur kallëzime penale për tregti të paligjshme me drogë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

trump i zemeruar me starmer jam i zhgenjyer marredhenia nuk eshte me si me pare 69a6eb8343ee8
Lajmi i mëparshëm

Trump i zemëruar me Starmer: Jam i zhgënjyer, marrëdhënia nuk është më si më parë

eskalon konflikti mossi i jep ultimatum gazetarit sa tosht jeta gat mki
Lajmi i radhës

Eskalon konflikti! Mossi i jep ultimatum gazetarit: “Sa t’osht jeta gat m’ki borxh”

Të fundit nga

Struga Trim Lum sërish zhgënjen

Kriza e rezultateve të Strugës Trim Lum ka vazhduar edhe në ndeshjen e sotme jashtë fushe në Strumicë kundër Brerës. Brera dhe Struga TL ndajnë pikët (0:0) në ndeshjen e javës së
ShkoLartë