mpb nis fushate informuese per qytetaret ne pikat kufitare dhe aeroport 696b7ccf732e6

MPB nis fushatë informuese për qytetarët në pikat kufitare dhe aeroport

January 17, 2026
1 minut lexim

Ministria e Punëve të Brendshme njofton opinionin publik se në kuadër të zbatimit të Ligjit për të Huaj dhe Ligjit për Automjete, nga dita e djeshme ka filluar fushata informuese për qytetarët në të gjitha pikat kufitare të Republikës së Kosovës, si dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.

Sipas njoftimit të Ministrisë kjo fushatë synon vetëdijesimin e qytetarëve lidhur me procedurat ligjore që duhet të ndiqen me rastin e hyrjes dhe qëndrimit në Republikën e Kosovës, si dhe me rregullat që ndërlidhen me drejtimin e automjeteve në territorin e vendit tonë.

Fushata do të zgjasë deri më 15 mars 2026.

Ministria e Punëve të Brendshme falënderon zyrtarët policorë për angazhimin dhe profesionalizmin e treguar, si dhe qytetarët për bashkëpunimin.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

protestat e dhunshme ne iran ali khamenei sulmon trump je pergjegjes per viktimat demet dhe shpifjet 696b77a601a83
Lajmi i mëparshëm

Protestat e dhunshme në Iran, Ali Khamenei sulmon Trump: Je përgjegjës për viktimat, dëmet dhe shpifjet

dafina zeqiri paralajmeron rikthim te fuqishem 2026 nis tani 696b7df26a27c
Lajmi i radhës

Dafina Zeqiri paralajmëron rikthim të fuqishëm: “2026 nis tani”

Të fundit nga

ShkoLartë