mpb ne shtator jane sanksionuar 1 803 shofere te bicikletave dhe motocikletave 6ad3877d2e60c

MPB: Në shtator janë sanksionuar 1.803 shoferë të biçikletave dhe motoçikletave

October 17, 2026
1 minut lexim

Gjithsej 1.803 kundërvajtje në komunikacion u regjistruan në kontrollet e përforcuara që Ministria e Punëve të Brendshme kreu gjatë shtatorit të këtij viti, drejt shoferëve të biçikletave, mopedëve, motoçikletave, triçikletave dhe katërçikletave, njoftoi Ministria e Punëve të Brendshme.

Pjesa më e madhe e kundërvajtjeve, përkatësisht 1.478, kanë të bëjnë me mospërdorimin e helmetës mbrojtëse (kaskës).

Në kuadër të kontrolleve janë evidentuar edhe 132 raste të veprës penale „drejtim i pakujdesshëm i automjetit motorik“, në përputhje me nenin 297-a të Kodit Penal, ndërsa në përputhje me nenin 300-b të Kodit Penal, janë konfiskuar 88 motoçikleta.
Gjatë kontrolleve janë konstatuar edhe 5.034 kundërvajtje të llojeve të tjera.

Numri më i madh i kundërvajtjeve është konstatuar në zonën e SPB Shkupit – 437, më pas në zonat e SPB Manastirit – 233, SPB Velesit – 213, SPB Strumicës – 201 dhe SPB Tetovës – 168. Nga ana e Njësisë Mobile për Sigurinë e Trafikut Rrugor janë konstatuar 154 kundërvajtje, ndërsa të tjerat janë evidentuar në zonat e SPB Shtipit, SPB Ohrit dhe SPB Kumanovës.

Nga MPB informojnë se për të gjitha kundërvajtjet e konstatuara janë ndërmarrë masat përkatëse në përputhje me dispozitat ligjore.

Ministria e Punëve të Brendshme vazhdon me kontrollet e përforcuara në trafik dhe u bën apel drejtuesve të mopedëve dhe motoçikletave që të përdorin detyrimisht helmetën mbrojtëse, të respektojnë rregullat e trafikut dhe të shmangin sjelljet e rrezikshme në trafik, me qëllim të mbrojtjes së sigurisë së tyre dhe të pjesëmarrësve të tjerë në trafik.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fluks pacientesh ne shkup 152 kerkuan ndihme brenda nje nate 6ad382712a98d
Lajmi i mëparshëm

Fluks pacientësh në Shkup, 152 kërkuan ndihmë brenda një nate

Të fundit nga

ShkoLartë