fluks pacientesh ne shkup 152 kerkuan ndihme brenda nje nate 6ad382712a98d

Fluks pacientësh në Shkup, 152 kërkuan ndihmë brenda një nate

October 17, 2026
1 minut lexim
fluks

Ambulancat e mjekëve amë dhe pikat kujdestare në Shkup janë të mbingarkuara nga pacientët me probleme shëndetësore.
Brenda një nate, 152 pacientë kërkuan ndihmë mjekësore në gjashtë pikat kujdestare të Shtëpisë së Shëndetit në Shkup. Rreth një e treta kishin tension të lartë të gjakut, ndërsa të tjerët ankoheshin për dhimbje fyti, kokëdhimbje dhe probleme me stomakun.
Te të rinjtë janë të pranishme simptoma që ngjasojnë me gripin dhe COVID-19, ndërsa mjekët paralajmërojnë se mund të ketë edhe raste të gripit sezonal.
Ndërkohë, pritet të nisë vaksinimi kundër gripit. Në dispozicion janë 30 mijë vaksina, ndërsa rreth 25 mijë qytetarë janë paraqitur për imunizim.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

misajllovski nga 1 janari do te kete rritje te pagave ne ushtri dhe ministrine e mbrojtjes 6ad381210155c
Lajmi i mëparshëm

Misajllovski: Nga 1 janari do të ketë rritje të pagave në Ushtri dhe Ministrinë e Mbrojtjes

mpb ne shtator jane sanksionuar 1 803 shofere te bicikletave dhe motocikletave 6ad3877d2e60c
Lajmi i radhës

MPB: Në shtator janë sanksionuar 1.803 shoferë të biçikletave dhe motoçikletave

Të fundit nga

ShkoLartë