mourinho te fitosh me porton interin e romen nuk eshte njejte si me barcen e realin 68a47e81937ea

Mourinho: Të fitosh me Porton, Interin e Romën nuk është njëjtë si me Barçën e Realin

August 19, 2025
1 minut lexim

Jose Mourinho ka qenë gjithmonë me opinionet e tij publike.

Trajneri i Fenerbahçes është kthyer të flasë për ato që i ka arritur në karrierë.

Ai e ka kujtuar madhështinë e tij duke arritur suksese edhe me klube që s’janë të rangut elitar, siç është Porto, apo edhe me Interin e Romën, që s’janë të nivelit të Top 5 klubeve më të mira në botë.

“Ta fitosh Championsin me Porton nuk është njëjtë sikur ta fitosh me Barcelonën, njëjtë si nuk është e njëjtë ta fitosh atë me Interin si me Real Madridin”, deklaroi “Special One” për mediat braziliane, përcjell mediumi turk “Fanatik”.

Sa i përket eksperiencës që e kishte në Real Madrid, ku i mungoi trofeu i Ligës së Kampionëve, duke u kënaqur vetëm me La Ligan dhe Copa del Rey, ai e përsëriti me krenari që “e ka ndalur dhe thyer ciklin dominues të Barcelonës së Guardiolës, apo më mirë të themi skuadrës më të mirë në botë.”

Trajneri portugez foli edhe për suksesin që e pati me Romën, me të cilën e ftoi Ligën e Konferencës.

“Trofeu i parë dhe unik evropian në histori të klubit. Kështu që, them se nuk çon peshë veç numri i titujve që i kam fituar, por edhe mënyrë se ku dhe me kë i kam fituar”, përfundoi Mourinho.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

farse elektorale berisha akuza te reja per 11 majin ne zall bastar dhe elbasan zgjedhesit votuan disa here 68a47e1963f69
Lajmi i mëparshëm

“Farsë elektorale”, Berisha akuza të reja për 11 Majin: Në Zall Bastar dhe Elbasan zgjedhësit votuan disa herë

krasniqi priti ne takim lamtumires ambasadorin e finlandes 68a47e8431e9b
Lajmi i radhës

Krasniqi priti në takim lamtumirës Ambasadorin e Finlandës

Të fundit nga

ShkoLartë