mourinho acarohet me gazetarin 69259553a1984

Mourinho acarohet me gazetarin

November 25, 2025
1 minut lexim

Jose Mourinho duket se ka mbërritur në kufijtë e durimit, dhe këtë e tregoi hapur në konferencën për shtyp para ndeshjes së radhës në Champions League, ku Benfica udhëton drejt Holandës për t’u përballur me Ajax-in.

Trajneri portugez ka nevojë urgjente për një fitore, pasi të dy skuadrat ndodhen ende pa pikë në grup, ndërkohë që kritikat për lojën e Benficës janë shtuar ndjeshëm.

Nën presionin e vazhdueshëm, kryesisht për paraqitjen e zbehtë në fitoren e Kupës së Portugalisë ndaj Atlético-s, Mourinho u tregua tepër i irrituar. Kur një gazetar i riktheu vëmendjen te ajo ndeshje, ai shpërtheu: “O Zot, o Zot…”, duke treguar qartë se nuk dëshiron më të flasë për atë temë.

I pyetur nëse kritikat publike ndaj lojtarëve mund t’i kthejnë ata kundër tij në dhomën e zhveshjes, trajneri reagoi duke bërë një krahasim personal me gazetarin: “A ka qenë babai yt gjithmonë i butë me ty derisa u rrite? Ka faza … Është e njëjta gjë.”

Konflikti nuk mbaroi këtu. Trajneri u përplas sërish me median kur iu drejtua një tjetër pyetje lidhur me kritikat pas ndeshjes me Atlético-n. Ai theksoi se përgatitjet e lojtarëve nuk janë problem:

“Nuk kam asgjë negative për mënyrën si stërviten, përkundrazi.”

Tensioni u ndez edhe më shumë kur u fol për lojtarin Ivanovic, i cili po kalon një periudhë të vështirë dhe po merr pak minuta. Mourinho reagoi ashpër:

“Kur ju këmbëngulni në të njëjtën gjë, nuk më pëlqen, por e kuptoj.

Kur gënjeni, kjo më shqetëson, më prek. Ivanovic është një djalë fantastik, punon shumë.

Një gjë është të komentosh, tjetër gjë të shpikësh. Kur shpiket për lojtarë që i kam për zemër, kjo më dhemb.”

Benfica hyn në këtë ndeshje jo vetëm për pikë, por edhe për qetësi. Në Amsterdam luhet shumë më tepër se një sfidë e Champions-it.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ju jeni shejtani dy te akuzuarit per terrorizem nuk pranojne te flasin perpara policise 692594f513417
Lajmi i mëparshëm

“Ju jeni shejtani”/ Dy të akuzuarit për terrorizëm nuk pranojnë të flasin përpara policisë

kryesuesi i kpkse mban konference per media sot ne ora 1400 692595610af65
Lajmi i radhës

Kryesuesi i KPK’së mban konferencë për media sot në ora 14:00

Të fundit nga

A është i trashëguar sensi i humorit?

Ndjenja jonë e humorit nuk është e rrënjosur në ADN-në tonë, por është pothuajse tërësisht e nxitur nga mjedisi ynë. Të qenët qesharak nuk varet nga ADN-ja. Një studim nga Universiteti Aberystwyth
ShkoLartë