Deklarata të ndryshme kanë ardhur nga familjarët e Erjon Vishkullit, 28-vjeçarit që u plagos rëndë në sy nga një plumb gome gjatë protestës së 24 tetorit në Tiranë dhe u transferua në Itali për trajtim të specializuar mjekësor. Pasi motra e të riut deklaroi me një story në Instagram, se transferimi i tij ishte mundësuar nga familja, miqtë dhe mbështetësit, duke mohuar përfshirjen e shtetit, vëllai i Erjonit ka dhënë një tjetër version të ngjarjes.
Në reagimin e postuar edhe nga kryeministri Edi Rama, vëllai ka deklaruar se strukturat shtetërore i janë përgjigjur familjes për çdo nevojë, përfshirë sigurimin e avionit të posaçëm dhe asistencën mjekësore gjatë udhëtimit drejt Italisë.
Ai dha gjithashtu informacione për gjendjen shëndetësore të Erjonit, duke bërë të ditur se momentalisht ai ishte stabël dhe se ditën e nesërme pritet t’i nënshtrohet ndërhyrjes së dytë kirurgjikale.
Reagimi i motrës:
Ju falenderojmë të gjithëve që jeni interesuar dhe shqetësuar për shendetin e vellait tonë, por duam që në këto momente të qëndrojmë larg pjesës politike.
Falenderojmë personat qe morën iniciativën për një Onderhyrje me te specializuar ne Itali.
Dhe i bej thirrje portaleve, mos ndani lajme pa bazë për shikime apo mashtrime e propaganda te Rames
per te dale protagonist i ngjarjes vete dhe per ta kthyer ceshtjen ne politike duke deklaruar që ja dhënë urdhër për të mbuluar shpenzimet e operacioneve.
STOP FAKE NEwS
E kanë cuar famija, miqtë dhe mbeshtetesit e familjes tone dhe JO SHTETI. Shperdani lajme te sakta
Të duam pa fund ERJON Kthehu ne shtepi shendosh e mirë duke buzëqeshur tja gëzojmë zemrën mamit dhe babit.
Reagimi i vëllait:
Gjendja e Erjonit për momentin duket e stabilizuar, na kanë thënë fjalë të mira, shpresojmë të vijë vëllai poshtë siç e patëm. Kemi udhëtuar me avion të posaçëm me mjekë që ishin kastile për vëllanë.
Çdo lloj iniciative, na janë përgjigjur strukturat shtetërore, që nga avionë e çdo gjë. Të gjitha kanë ardhur nga strukturat shtetërore.
Nesër bëhet operacioni i dytë, shpresojmë të kemi lajme të mira.
Burimi: botasot.info


