moti per pese dite neser shi ihmk ben thirrje te shmangen udhetimet e panevojshme gjate reshjeve intensive 697679538537b

Moti për pesë ditë, nesër shi – IHMK bën thirrje të shmangen udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve intensive

January 25, 2026
1 minut lexim

Parashikimi i motit për javën e ardhshme (26–30 janar 2026) Gjatë kësaj jave do të mbajë mot i ndryshueshëm, kryesisht i vranët dhe me reshje shiu.

Reshjet më intensive parashihen ditën e hënë, lokalisht me intensitet mesatar deri të lartë, ndaj rekomandohet kujdes i shtuar në komunikacion, veçanërisht në zonat urbane dhe ato me rrezik për grumbullim uji.

Temperaturat minimale gjatë kësaj jave do të lëvizin nga -1 deri në 5°C, ndërsa temperaturat maksimale të ditës pritet të jenë ndërmjet 6–10°C.

Të mërkurën do të ketë kushte për mjegull në disa zona, kryesisht në viset mesatare ,lugina dhe përgjatë relievit malor, çka mund të zvogëlojë dukshmërinë në orët e mëngjesit.

Era do të fryjë nga drejtime të ndryshme, me shpejtësi maksimale deri në 5m/s.

Sugjerim për popullatën:

Gjatë ditës së hënë këshillohet të shmangen udhëtimet e panevojshme gjatë reshjeve intensive, të përshtatet shpejtësia e lëvizjes me kushtet e rrugës dhe të tregohet kujdes i veçantë në zonat me mjegull gjatë mesjavës.

E hënë

Moti i vranët dhe me shi. Reshjet parashihen të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në viset malore parashihet shi me borë.

Temperaturat minimale:3 deri 5°C

Temperaturat maksimale: 6 deri 8°C

Era: Kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-5m/s.

E martë

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale: 2 deri 4°C

Temperaturat maksimale: 5- 8°C

Era: nga verilindja me shpejtësi 1-5m/s

E mërkurë

Moti i vranët dhe me interval me diell. Në mëngjes parashihet mjegull, kryesisht në zonat mesatare dhe per gjatë relievit malor.

Temperaturat minimale: -1 deri 1°C

Temperaturat maksimale: 6-9°C

Era: kryesisht nga verilindja me shpejtësi 1-4m/s.

E enjte

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale: 1 deri 4°C

Temperaturat maksimale: 7deri 10°C

Era: nga verilindja 1-5m/s.

E premte

Mot i vranët dhe vende-vende me riga shiu.

Temperaturat minimale: -1 deri 1°C

Temperaturat maksimale: 6 deri 9°C

Era: nga drejtimi i veriperendimit 1-3m/s.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rusia ne komunikim me shba per ballkanin rel dash hesht nese po diskutohet edhe per kosoven 69767426077fe
Lajmi i mëparshëm

Rusia në komunikim me SHBA për Ballkanin, REL: DASH hesht nëse po diskutohet edhe për Kosovën

pajtohen limi dhe alba kalojne direkt ne skena e momente intime 69767a719a8cb
Lajmi i radhës

Pajtohen Limi dhe Alba – kalojnë direkt në skena e momente intime

Të fundit nga

Napoli – Roma, formacionet

Napoli – Roma, formacionet! Napoli-Roma është supersfida e mbrëmjes një Serinë A. Skuadra e udhëhequr nga Konte ndodhet në vendin e 3-të me 49 pikë ndërsa ekipi i Gasperinit pozicionohet në vendin
ShkoLartë