moti ne shqiperi i qendrueshem 6aba00505dcc9

Moti në Shqipëri i qëndrueshëm

September 28, 2026
1 minut lexim

Shqipëria do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, me mot kryesisht të kthjellët në pjesën më të madhe të territorit.

Sipas parashikimit, përgjatë relieveve malore në lindje dhe juglindje do të ketë vranësira të pakta kalimtare gjatë orëve të mesditës dhe pasdites. Në jug, përgjatë zonave malore, nuk përjashtohen reshje të shkurtra dhe të dobëta shiu gjatë mesditës dhe pasdites. Pas orëve të pasdites, moti pritet të jetë kryesisht i kthjellët në të gjithë vendin.

Në orët e para të mëngjesit mund të shfaqet mjegull lokale dhe mjegullinë, kryesisht në zonat malore dhe luginore, duke sjellë përkohësisht ulje të dukshmërisë.

Era do të fryjë kryesisht nga verilindja dhe veriperëndimi, me shpejtësi mesatare rreth 6 m/s. Në vijën bregdetare dhe në zonat luginore, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 14 m/s. Në det pritet valëzim i forcës 1–3 ballë.

Në përgjithësi, dita e sotme pritet të karakterizohet nga mot i qëndrueshëm dhe kryesisht i kthjellët, me vranësira të përkohshme dhe reshje të dobëta e afatshkurtra vetëm në disa zona malore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

pse sflitet per viktimat e krimeve te luftes 6ab9ffd60ccfc
Lajmi i mëparshëm

Pse s’flitet për viktimat e krimeve të luftës?

Të fundit nga

I erdhi fundi Denion Meidanit

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka propozuar ndryshime në drejtimin e dy ambasadave të Shqipërisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ndryshimi parashikon një shkëmbim mes dy ambasadorëve
ShkoLartë