moti ne shqiperi i ngrohte dhe me vranesira kalimtare 68ad4815af8e8

Moti në Shqipëri, i ngrohtë dhe me vranësira kalimtare

August 26, 2025
1 minut lexim

Shqipëria do të përfshihet nga kushte të qëndrueshme atmosferike, me mot të ngrohtë dhe vranësira të herëpashershme në shumë qytete. Temperaturat mbeten të larta në të gjithë territorin, me vlera që variojnë nga 14°C deri në 30°C.

Sipas parashikimit zyrtar të Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, temperaturat maksimale do të regjistrohen në Fier, Elbasan, Berat dhe Gjirokastër, ku pritet të arrijnë deri në 30°C.

Ndërkohë, temperaturat më të ulëta në mëngjes parashikohen në Korçë (14°C) dhe Gjirokastër (14°C).

Për qytetet bregdetare si Vlora dhe Saranda, temperaturat do të luhaten mes 19°C në orët e para të mëngjesit dhe do të arrijnë deri në 29°C dhe 28°C përkatësisht gjatë ditës.

Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, ndërsa era do të fryjë me intensitet të moderuar, veçanërisht përgjatë vijës bregdetare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

horoskopi ditor e marte 26 gusht 2025 68ad35af8063b
Lajmi i mëparshëm

Horoskopi ditor, e Martë 26 Gusht 2025

mbaron endrra e man united per portierin argjentinas 68ad4873b003c
Lajmi i radhës

Mbaron ëndrra e Man United për portierin argjentinas

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë