moti ne britani ne fuqi alarmi i verdhe per bore ne disa pjese te vendit 6afc447bdb4cd

Moti në Britani: Në fuqi alarmi i verdhë për borë në disa pjesë të vendit

November 17, 2026
1 minut lexim

Një alarm i verdhë për borë është në fuqi në disa pjesë të Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa meteorologët paralajmërojnë për pengesa të mundshme në qarkullim, përcjell Bota sot.

Sipas Zyrës Meteorologjike britanike (Met Office), paralajmërimi do të jetë në fuqi deri në orën 11:00 dhe përfshin një zonë nga West Midlands deri në jugperëndim të Skocisë.

Zona e prekur përfshin pjesën më të madhe të Yorkshire, si dhe Derbyshire, Northumberland, Greater Manchester, Cumbria dhe Lancashire.

Meteorologët paralajmërojnë se disa rrugë dhe linja hekurudhore mund të pësojnë pengesa. Gjithashtu, ekziston një mundësi e vogël për ndërprerje të energjisë elektrike dhe probleme me shërbimet e telefonisë mobile.

Ndikimi më i madh pritet të jetë në zonat malore, në lartësi prej 100 metrash e më shumë. Në zonat më të ulëta, bora që mund të bjerë pritet të jetë e përkohshme dhe të shkrihet shpejt.

Sipas parashikimeve, në disa zona priten nga 1 deri në 5 centimetra borë, ndërsa në vendet mbi 300 metra lartësi trashësia mund të arrijë nga 5 deri në 15 centimetra.

Meteorologu i Met Office, Alex Burkill, tha se reshjet e mundshme të borës do të shoqërohen me erëra të forta dhe të vrullshme, si dhe mundësi për shi, bubullima dhe breshër.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cmenduria per gta 6 mijera punetore kerkojne pushim per te luajtur 6afc4440da0ad
Lajmi i mëparshëm

Çmenduria për “GTA 6”, mijëra punëtorë kërkojnë pushim për të luajtur

anb zbulon rrjet terrorist ne maqedoni planifikonin atentat ne greqi 6afc44cf0eaa1
Lajmi i radhës

ANB zbulon rrjet terrorist në Maqedoni, planifikonin atentat në Greqi

Të fundit nga

ShkoLartë