moti i keq kociu ne shkoder situata nen kontroll ska problematika 695d86d40a3be

Moti i keq/ Koçiu: Në Shkodër situata nën kontroll, s’ka problematika

January 7, 2026
min lexim

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, pas takimit me Shtabin e Emergjencave për situatën e krijuar me reshjet në orët e fundit, sqaroi se në qarkun e Shkodrës situata është nën kontroll dhe që aktualisht nuk ka raportime për problematika.



Deklarata e plotë:

Së bashku me kryetarin e bashkisë, me drejtorin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, me Prefektin e Qarkut Shkodër, me Policinë e Shtetit, me Ministrinë e Mbrojtjes, me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe gjithë strukturat përkatëse, jemi duke monitoruar të gjithë situatën e reshjeve në vend.

Për hir të së vërtetës, vendi ashtu siç e dimë, është prekur nga një situatë reshjesh të dendura gjatë këtyre 24 orëve dhe ndërkohë pritet edhe nesër të kemi po të njëjtin situatë. 

Për këtë arsye, të gjithë strukturat janë bashkë duke monitoruar jo vetëm në qarkun e Shkodër, por edhe në Durrës, po ashtu në Kukës kemi pasur një situatë, në Fier, në Vlorë; duke monitoruar gjithë vendin për të pasur më shumë koordinim së bashku, por edhe për të shmangur çdo lloj situate problematike që vjen nga reshjet.

Sa i përket qarkut të Shkodrës, jemi duke monitoruar shkarkimet për shkak të lumit Buna, por edhe të liqenit të Shkodrës, me qëllim që të mos kemi situata të përmbytjes në zonat urbane, por patjetër edhe në tokat bujqësore. 

Aktualisht që flasim, situata është nën kontroll, sapo dolëm nga një mbledhje e Komitetit të Emergjencave në Bashkinë e Shkodrës,
e cila u koordinua nga kryetari i bashkisë pikërisht për të rakorduar së bashku me strukturat e KESH-it dhe strukturat e tjera, me qëllim mbajtjen nën kontroll edhe të shkarkimeve, por edhe të prurjeve nga kjo situatë e reshjeve, për të shmangur përmbytje të mundshme. Nuk kemi problematika. 

Patjetër do të monitorojmë reshjet e shkarkimet gjatës natës dhe paraditen e ditës së nesërme, që është, të themi, një fazë emergjence, dhe shpresojmë shumë, që nga nesër pasdite, të kemi një reduktim të reshjeve duke përmirësuar kështu edhe situatën.

Për momentin jemi nën kontroll, institucionet janë të gjitha në këmbë dhe bashkërisht po monitorojmë çdo problematikë e çdo shqetësim.

Dua t’u bëj një thirrje qytetarëve që të ndjekin të gjitha rekomandimet dhe këshillat e autoriteteve vendore e qendrore, të cilat bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë kësaj faze që jemi duke kaluar.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

deklarata e trump per kontrollin e venezueles tre gjigantet amerikane te naftes nisin planifikimet per takime me administraten e presidentit 695d83c77eedc
Lajmi i mëparshëm

Deklarata e Trump për kontrollin e Venezuelës, tre gjigantët amerikanë të naftës nisin planifikimet për takime me administratën e presidentit

trump paralajmeron venezuelen bashkepunim ose sulm te dyte 695d8802653a3
Lajmi i radhës

Trump paralajmëron Venezuelën: Bashkëpunim ose sulm të dytë

Të fundit nga

ShkoLartë