moti i keq godet edhe greqine meteorologet japin alarmin per 72 oret e ardhshme 692fea33ec8d1

Moti i keq godet edhe Greqinë/ Meteorologët japin alarmin për 72 orët e ardhshme

December 3, 2025
1 minut lexim

Rajoni i Ballkanit, përfshirë Greqinë dhe zonat përreth saj, pritet të ndikohet nga një valë e fuqishme moti të keq që nis nga orët e para të së enjtes dhe do të zgjasë deri të shtunën. Meteorologët flasin për reshje intensive, stuhi të forta dhe erëra shumë të fuqishme që mund të shkaktojnë probleme të shumta në infrastrukturë.

Meteorologu Giwrgos Tsatrafilias paralajmëron për një mot të keq me karakter mbarëkombëtar në Greqi, me stuhi dhe reshje të pandërprera për 72 orë.

Ai thekson se zona si Pilion, Volos, Larisa dhe Pieria mund të përjetojnë sasi ekstreme shiu, ndërsa Atika mbetet e ndjeshme për shkak të kapaciteteve të kufizuara të drenazhimit urban.

Sinoptikani shpjegon se një sistem i fuqishëm me presion të ulët po shkakton përkeqësimin e motit. Ai paralajmëron për erëra 7–8 ballë dhe lokalisht 9 ballë, kryesisht në det dhe zonat bregdetare.

Zonat më të rrezikuara për intensitet të lartë reshjesh dhe stuhish përfshijnë:

Ishujt Jonianë

Peloponezin Perëndimor dhe Jugor

Epirin

Atikën dhe Voiotinë

Evian, Sporadet, Halkidikin

Larisa, Magnesia, Pieria, Imathia

Cikladet, Egjeun Lindor, Dodekanezin

Kretën Perëndimore dhe Jugore

Problemet e pritshme në infrastrukturë

Sipas ekspertëve, valët e reshjeve dhe erërave mund të sjellin:

Përmbytje të shpejta në zona të urbanizuara

Bllokim të kanalizimeve dhe pusetave

Rrëshqitje dheu në zona të pjerrëta

Ndërprerje energjie nga erërat dhe vetëtimat

Rritje të përkohshme të nivelit të detit në zonat bregdetare

Thirrje për gatishmëri dhe kujdes

Sinoptikanët kërkojnë nga autoritetet të rrisin gatishmërinë, të pastrojnë pusetat dhe përrenjtë, të informojnë banorët dhe të monitorojnë zonat me risk të lartë.

Qytetarëve u kërkohet:

Të shmangin lëvizjet e panevojshme gjatë motit të keq

Të mos kalojnë rrugë të përmbytura

Të mos i afrohen përrenjve dhe lumenjve

Të mos parkojnë nën pemë

Të ndjekin udhëzimet e autoriteteve

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mos harroni cadrat reshje shiu te herepashershme ne gjithe vendin si parashikohet moti per kete te merkure 692fe9c3da0c2
Lajmi i mëparshëm

Mos harroni çadrat, reshje shiu të herëpashershme në gjithë vendin, si parashikohet moti për këtë të mërkurë

u akuzua per mashtrim dhe korrupsion ne prokurim federica mogherini lirohet pas mesnate 692febf104e79
Lajmi i radhës

U akuzua për mashtrim dhe korrupsion në prokurim, Federica Mogherini lirohet pas mesnate

Të fundit nga

Beteja për titullin

Formula 1 ka mbërritur në Abu Dhabi, ku të dielën do të vendoset titulli i edicionit të 76-të. Lando Norris, Max Verstappen dhe Oscar Piastri do të garojnë për titullin, pasi kanë
ShkoLartë