mot i qendrueshem ne shqiperi era forcohet ne bregdet 6a9a5c58309fa

Mot i qëndrueshëm në Shqipëri, era forcohet në bregdet

September 4, 2026
1 minut lexim

Shqipëria do të përfshihet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme, me mot që do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash. Vranësirat pritet të jenë herë pas here mesatare dhe kalimtare, kryesisht në zonat kodrinore dhe malore.

Era do të fryjë nga verilindja dhe veriperëndimi me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, veçanërisht në jugperëndim, si dhe në zonat luginore, ajo do të forcohet deri në 16 m/s.

Në det, parashikohet valëzim me forcë 2–4 ballë, ndaj lundrimi mund të jetë më i vështirë në zonat ku era do të jetë më e fortë.

Në përgjithësi, dita pritet të jetë e qëndrueshme dhe kryesisht e kthjellët, me vranësira kalimtare në relievet kodrinore-malore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

fermeret shohin kthese ne tregun e qumeshtit 6a9a5bdbd9b75
Lajmi i mëparshëm

Fermerët shohin kthesë në tregun e qumështit

Të fundit nga

ShkoLartë