moslejimi i asistences ne votim perfundon me shqyerje fletevotimi 6951570f931d5

​Moslejimi i asistencës në votim përfundon me shqyerje fletëvotimi

December 28, 2025
1 minut lexim

Një incident është shënuar sot rreth orës 12:00 në qendrën e votimit të vendosur në shkollën “Mustafa Bakija” në Prizren.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka njoftuar për KosovaPress, se një qytetar i moshuar, në shenjë revolte pasi komisioni zgjedhor nuk e ka lejuar ta ndihmojë bashkëshorten e tij gjatë procesit të votimit, e ka shqyer fletëvotimin.

Pas incidentit, Policia e Kosovës ka ndërhyrë menjëherë dhe e ka shoqëruar qytetarin në stacion policor për intervistim. Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit, me të cilin janë konsultuar veprimet e mëtejme ligjore.

Me vendim të prokurorit, pas përfundimit të procedurave fillestare, personi është liruar, ndërsa rasti do të trajtohet në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kur je kaq e bukur nuk ke te drejte te vdesesh bardot birkin mike dhe rivale letra e aktores franceze diten e vdekjes se jane 695151e537ad7
Lajmi i mëparshëm

“Kur je kaq e bukur, nuk ke të drejtë të vdesësh”, Bardot-Birkin mike dhe rivale. Letra e aktores franceze ditën e vdekjes së Jane

spitali i kumanoves po perballet me mungese te mjekeve dhe punonjesve shendetesore 69515cf9f0585
Lajmi i radhës

Spitali i Kumanovës po përballet me mungesë të mjekëve dhe punonjësve shëndetësorë

Të fundit nga

Shqiptari është fantastik me Trabzonsporin

Shqiptari është fantastik me Trabzonsporin, goli i tij në Turqi vlerësohet nga të gjithë! Ernest Muçi ka shkëlqyer në muajin nëntor dhe dhjetor me Trabzonsporin. Formë e shkëlqyer nga sulmuesi i Kombëtares,
ShkoLartë