moren peng dhe dhunuan ilir topciun lirohet nga burgu vellai i deputetit demokrat dhe dy te tjere 693edac3906e8

Morën peng dhe dhunuan Ilir Topçiun, lirohet nga burgu vëllai i deputetit demokrat dhe dy të tjerë

December 14, 2025
1 minut lexim

Pas 40 ditëve në qeli, Alti Nallbati vëllai i deputetit demokrat Bledjon Nallbati, dhe dy shtetasit e tjerë Marsel Buçi e Trajan Celiku kanë lënë ambientet e burgut të Drenovës pasi gjykata ka vendosur ndryshimin e masës së sigurisë në “arrest shtëpie”.

Fillimisht ata u lanë në masë sigurie “arrest në burg”, me afat 40 ditor për arsye të mbledhjes së provave dhe veprimeve hetimore shtesë të prokurorisë.  Në përfundim të këtij afati, në seancën e radhës tre të arrestuarit që morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin Ilir Topçiu, janë lënë në arrest shtëpie.

Ngjarja ka ndodhur më tepër se 1 muaj më parë në qytetin e Bilishtit ku tre të arrestuarit kanë marrë me forcë 32-vjetarin Ilir Topçiu duke e çuar në magazinën në pronësi të njërit prej të arrestuarve, ku e kanë dhunuar dhe mbajtur për disa orë peng. Alti Nallbati dhe Trajan Çeliku u akuzuan për veprat penale të “heqjes së paligjshme të lirisë” dhe “kanosje”, të dyja veprat të kryera në bashkëpunim.

Ndërsa Marsel Buci krahas dy veprave penale të mësipërme, u akuzua edhe për “plagosje të lehtë me dashje”. Hetimet vijojnë për këtë çështje që prej momentit kur Ilir Topçiu denoncoi ngjarjen pranë uniformave blu.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bissouma pranon 693eda312fd57
Lajmi i mëparshëm

Bissouma pranon

kemlendi populli pushteti dhe ushtria themelet e shtetit modern 693edb249c9d0
Lajmi i radhës

Kemlendi: Populli, pushteti dhe ushtria – themelet e shtetit modern

Të fundit nga

Një tjetër largim nga Tirana

Një tjetër largim ka ndodhur te Tirana. Hajrulla Tola nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve për pjesën e mbetur të sezonit dhe ky është një tjetër largim i papritur nga
ShkoLartë