monitorim me dron radar dhe makina inteligjente ne rruget e qarkut te dibres 2506 gjoba per shkelje te kodit rrugor 6ab24f932da85

Monitorim me dron, radar dhe makina inteligjente në rrugët e qarkut të Dibrës, 2506 gjoba për shkelje të Kodit Rrugor

September 22, 2026
1 minut lexim

Policia Rrugore Dibër ka vijuar monitorimet intensive me dron, radar dhe makina inteligjente në të gjitha akset e qarkut, për parandalimin e aksidenteve rrugore dhe menaxhimin e trafikut.

Ndër fokuset e punës së Policisë Rrugore Dibër janë parandalimi aksidenteve, evidentimi dhe ndëshkimi i drejtuesve të mjeteve që drejtojnë automjetin nën efektin e alkoolit ose në gjendje të dehur, pa leje drejtimi, tejkalojnë normat e shpejtësisë, kryejnë parakalime të gabuara, përdorin celularin gjatë drejtimit të mjetit, nuk vendosin rripin e sigurimit apo qarkullojnë me xhama të riveshur.

Si rezultat i monitorimit, gjatë periudhës 01–21 shtator 2026, janë arrestuar 4 shtetas dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë 1 tjetër, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, gjatë kësaj periudhe, janë vendosur gjithsej 2506 masa administrative për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor, konkretisht:

523 masa për parakalime të gabuara;
14 masa për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit;
395 masa për mosvendosjen e rripit të sigurimit;
45 masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit;
265 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse;
28 masa për qarkullim me xhama të riveshur;
847 masa për ndalim/qëndrim të gabuar;
389 masa për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet nga Policia Rrugore Dibër do të vijojnë në të gjitha akset e qarkut dhe apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të kontribuojnë në parandalimin e aksidenteve dhe rritjen e sigurisë rrugore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kurti e osmani e shkarkuan rama e emeroi ne krye te shish it arrest shtepie per vlora hysenin 6ab24f12d5260
Lajmi i mëparshëm

Kurti e Osmani e shkarkuan, Rama e emëroi në krye të SHISH-it: “Arrest shtëpie” për Vlora Hysenin

vance mbron vendimin e trump per te kufizuar aksesin e mediave te medha amerikane ne shtepine e bardhe 6ab24ff17f5d7
Lajmi i radhës

Vance mbron vendimin e Trump për të kufizuar aksesin e mediave të mëdha amerikane në Shtëpinë e Bardhë

Të fundit nga

ShkoLartë