AS Monaco ka marrë një vendim të rëndësishëm duke përjashtuar Paul Pogban nga lista e skuadrës për Ligën e Kampionëve.
Mesfushori francez ka pasur një sezon tejet të vështirë, pasi deri më tani ka regjistruar vetëm 30 minuta lojë në të gjitha garat.
Mungesa e aktivizimit dhe problemet fizike kanë ndikuar drejtpërdrejt në këtë vendim të klubit.
Situata e Pogbasë mbetet e paqartë, ndërsa e ardhmja e tij te Monaco pritet të jetë në qendër të vëmendjes në javët në vijim.
Burimi: botasot.info


