momenti kur futbollisti i njohur ekzekutohet 6945559b0b9de

Momenti kur futbollisti i njohur ekzekutohet

December 19, 2025
1 minut lexim

Futbollisti 33-vjeçar Mario Pineda u qëllua për vdekje nga persona të panjohur të armatosur në Ekuador, ndërsa edhe gruaja e tij u vra në të njëjtin sulm.

Një kamerë sigurie ka regjistruar momentin e sulmit vrasës, i cili ndodhi të mërkurën, ndërsa 33-vjeçari ndodhej jashtë një dyqani.

Pamjet tregojnë dy burra të maskuar që i afrohen futbollistit duke i drejtuar armët, ndërsa ai ngre duart lart, sikur po u lutej për mëshirë.

Në sekondat pasuese, dy sulmuesit zbrazin armët mbi Pinedën dhe gruan e tij, ndërsa nëna e futbollistit mbeti gjithashtu e plagosur nga të shtënat.

Mediat lokale raportojnë se, ndonëse nuk ka informacion zyrtar mbi motivet e vrasjes, autoritetet dyshojnë se bëhet fjalë për ekzekutimin e një kontrate vdekjeje që kishte në shënjestër 33-vjeçarin.

Disa orë më parë, Pineda dyshohet se kishte ripublikuar një njoftim nga shokët e tij të ekipit, ku thuhej se ata nuk do të zbrisnin në fushë për shkak të borxheve të Barcelonës SC, klub për të cilin ai luante.

Ekzekutimi i dyfishtë ndodhi në qytetin e Guayaquil, i cili, sipas BBC-së, është një nga zonat më problematike për dhunën e bandave dhe trafikun e drogës, me rreth 1,900 vrasje të regjistruara nga janari deri në shtator.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bllokim i perkohshem per mjetet e renda ne aksin e egnatias njoftim per piken kufitare te kapshtices 694555149a1d4
Lajmi i mëparshëm

Bllokim i përkohshëm për mjetet e rënda në aksin e Egnatias, njoftim për pikën kufitare të Kapshticës

usb e spak 10 mije faqe me prova per ballukun avokati i zv kryeministres duam 3 jave kohe prokurori 5 dite jane te mjaftueshme 6945562509dfd
Lajmi i radhës

USB e SPAK, 10 mijë faqe me prova për Ballukun, avokati i zv.kryeministres: Duam 3 javë kohë; Prokurori: 5 ditë janë të mjaftueshme

Të fundit nga

ShkoLartë