modriq milani eshte nje nga klubet me te medha ne bote 68bf14b553105

Modriq: Milani është një nga klubet më të mëdha në botë

September 8, 2025
1 minut lexim

Mesfushori kroat, Luka Modriq, i transferuar këtë verë te AC Milan, ka folur nga grumbullimi i kombëtares së Kroacisë në prag të ndeshjes ndaj Malit të Zi.

Përveç përgatitjeve me përfaqësuesen, ai ka folur edhe te përvoja e parë me fanellën kuqezi.

“Faza e përshtatjes është shumë e rëndësishme për mua. Deri tani mund të them vetëm gjëra pozitive. Klubi, skuadra, shokët e ekipit dhe trajneri më kanë pritur në mënyrën më të mirë të mundshme. Jam shumë i emocionuar për këtë klub. E shikon qartë që Milani është një nga klubet më të mëdha në botë, edhe pse aktualisht nuk është në nivelin e rezultateve që kishte në vitet ’90 apo 2000,” deklaroi Modriq.

Modriq nuk ka pasur nevojë për shumë kohë për të fituar vendin e titullarit te Milani. Trajneri Massimiliano Allegri e ka aktivizuar që nga minuta e parë në rolin e regjisorit përpara mbrojtjes në ndeshjet kundër Cremoneses dhe Lecces.

Në sfidën ndaj Lecces, kroati tregoi klas me një asist perfekt nga goditja e dënimit, që Loftus-Cheek e ktheu në gol me kokë, duke hapur rrugën e fitores së kuqezinjve.

Me eksperiencën dhe cilësinë e tij të padiskutueshme, ish-ylli i Real Madridit shihet tashmë si një lider i vërtetë në dhomat e zhveshjes dhe në fushë.

Milani synon rikthimin në majat e futbollit evropian, dhe Luka Modriq duket i gatshëm të luajë një rol kyç në këtë rrugëtim.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

krimi ne shkoder me dy te vdekur dhe dy te plagosur salianji shqiperia ka nevoje urgjente per nje drejtesi te vertete 68bf14549e4be
Lajmi i mëparshëm

Krimi në Shkodër me dy të vdekur dhe dy të plagosur, Salianji: Shqipëria ka nevojë urgjente për një drejtësi të vërtetë

drenori nuk ishte i papritur nominimi i kurtit per kryeminister te kosoves 68bf14c0c922d
Lajmi i radhës

Drenori: Nuk ishte i papritur nominimi i Kurtit për Kryeministër të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë