IMG 6029

MMJPH: Filloi faza e parë e rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit të ujësjellësit në Strugë

June 28, 2025
1 minut lexim
Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor zyrtarisht ka filluar fazën e parë të rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit kryesor të ujësjellësit prej çimento-azbesti në qytetin e Strugës. Rekonstrukcioni do të zgjasë 12 muaj dhe do të përfshijë 6.2 kilometra rrjet ujësjellësi, duke përfshirë rrugën kryesore dhe 13 degëzime në zonën urbane të Strugës.

Në ngjarje ishte i pranishëm zëvendëskryeministri I pare dhe ministri i Mjedisit Jetësor, Izet Mexhiti, i cili theksoi se ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt mbrojtjes së shëndetit publik dhe përmirësimit të kushteve të jetesës për qytetarët.

Vetëm në fazën e parë do të investohen rreth 90 milionë denarë, ose 1.5 milionë euro, me të cilat do të përmirësohen kushtet higjienike dhe do të ulet rreziku nga fibrat e dëmshme të azbestit. Kjo ndërhyrje është pjesë e angazhimit tonë strategjik për një mjedis jetësor të shëndetshëm”, deklaroi ministri Mexhiti.

Projekti, siç njoftoi Mexhiti, ka për qëllim shkëmbimin e tutubave të vjetër dhe të rrezikshëm me materiale të sigurta dhe moderne, përmirësimi i infrastrukturës së ujësjellësit dhe rritja e kapacitetit dhe efikasitetit të sistemit të furnizimit me ujë.

“Ky investim është vetëm pjesë e një vizioni më të gjerë për një mjedis urban të qëndrueshëm, me fokus në shëndetin publik, ujë të sigurt dhe infrastrukturë modern, shtoi Mexhiti”, informojnë nga MMJPH.

Ngjarjes së fillimit të fazës së parë të rikonstrukcionit dhe zëvendësimit të rrjetit kryesor të ujësjellësit prej azbesti në qytetin e Strugës iu bashkangjitën ministra, zëvendës ministra, deputetët e zones si dhe një numër i madh qytetarësh nga Struga.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

visar ganiu komuna e cairit perkrah fuqishem artin dhe te rinjte pjesemarrje ne ekspoziten e institutit te modes izet curi 685f13bfc2b75
Lajmi i mëparshëm

Visar Ganiu: Komuna e Çairit përkrah fuqishëm artin dhe të rinjtë – pjesëmarrje në ekspozitën e Institutit të Modës “Izet Curi”

mbyllet qebaptorja ne prishtine dyshohet se aty u helmuan rreth 30 persona 685f177fcb769
Lajmi i radhës

Mbyllet qebaptorja në Prishtinë, dyshohet se aty u helmuan rreth 30 persona

Të fundit nga

Fabregasi po befason

Raportimet në Itali pretendojnë se Cesc Fabregas është i destinuar të bëhet pasardhësi ose i Hansi Flick te Barcelona, ose i Pep Guardiolës te Manchester City, dhe se ai ka pak gjasa

Shifrat e dhunës familjare për një javë

Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave (ZMNV) ka publikuar raportin javor të punës për periudhën 28.11.2025 – 05.12.2025, ku rezulton se në nivel vendi janë trajtuar 43 raste të reja, shumica
ShkoLartë