mjeti bie ne perrua ne berat kater te plagosur 692e0a96183c0

Mjeti bie në përrua në Berat, katër të plagosur

December 1, 2025
1 minut lexim

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të hëne në aksin Mbreshtan-Pashalli, në Berat.

Një kamioçinë ka dalë nga rruga duke përfunduar në përrua, ku si pasojë është plagosur shoferi dhe tre pasagjerët.

I plagosur ka mbetur Kastriot Çuka, 59-vjeç dhe tre pasagjerët që udhëtonin me të në makinë.

Të plagosurit janë nxjerrë nga mjeti me ndihmën e forcave të policisë dhe janë transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po marrin mjekim, për shkak të plagëve të marra.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjorgjievski nuk me duhen 25 pastruese dhe dhjete shofere ne qytetin e shkupit 692e0890508a4
Lajmi i mëparshëm

Gjorgjievski: Nuk më duhen 25 pastruese dhe dhjetë shoferë në Qytetin e Shkupit

onana tronditet nga vendimi i fundit trajneri i ri e befason ne diten e pare te punes 692e0af39ffc8
Lajmi i radhës

Onana tronditet nga vendimi i fundit, trajneri i ri e befason në ditën e parë të punës

Të fundit nga

ShkoLartë