mitrevski cfare pune ben kreu i mapas it fushata pension pa tension ndersa borxhi ne shtyllen e dyte rritet 6afdcd152bc04

Mitrevski: Çfarë pune bën kreu i MAPAS-it? ““Fushata pension pa tension”, ndërsa borxhi në shtyllën e dytë rritet”!

November 18, 2026
min lexim

Problemet me shtyllën e dytë pensionale ishin pyetjet e Jovan Mitrevskit nga LSDM-ja. Ai e pyeti kryetarin e Këshillit Mbikëqyrës të MAPAS-it, Remzi Bajramin, se çfarë pune bën në të vërtetë dhe çfarë ndërmerr për ta ulur borxhin prej 51 milionë eurosh, para të 650 mijë qytetarëve. Njëkohësisht, ai i drejtoi pyetje ministrit të Politikës Sociale, Gjoko Vellkovski, nëse mendon se duhet të parashtrojë kërkesë për shkarkimin e drejtorëve të Fondit Pensional dhe të MAPAS-it.

“Çfarë bën kryetari i Këshillit të Ekspertëve, Remzi Bajrami, nga ora 8 deri në 16:30? Ditë për ndërgjegjësimin për pensionet, fushatë, bluza të shtypura me mbishkrimin “Pension pa tension”. Madje keni përgatitur edhe balona, i nderuar kryetar, ja ku janë balonat. Keni shkruar edhe një himn, vërtet vajzat e kanë kënduar mirë, do ta recitoj që qytetarët ta dinë se me çfarë merreni. Ja himni: “Të kursesh do të thotë të dish se puna jote do të shkëlqejë, të mendosh për pensionin është urtësi që zgjat””, tha Jovan Mitrevski – LSDM.

Kryetari i MAPAS-it, Bajrami, u përgjigj se detyrimet lidhur me pagesat ishin brenda afateve ligjore dhe se po përmbushen me vonesa të vogla, të cilat nuk i tejkalojnë afatet e përcaktuara. Ndërkaq, ministri Velkovski tha se nuk është kompetent për të shkarkuar dikë, si dhe se borxhi është nga viti 2024.

“Brenda afateve ligjore, Ministria e Financave kryen transferimin. Ndonjëherë ka edhe vonesa, por ato nuk i tejkalojnë afatet ligjore të përcaktuara me ligj. Transferimi i fundit ishte më 4, 5 dhe 7 të këtij muaji, që do të thotë se në fondet pensionale janë transferuar mbi 20 milionë euro”, tha Remzi Bajrami – MAPAS.

“Ato mjete për të cilat po flisni, borxhi është krijuar shumë më herët, ndërsa mjetet nuk ishin siguruar nga Kuvendi, i cili e miraton buxhetin, në mënyrë që të mund të përmbusheshin të gjitha detyrimet. Sa i përket pyetjes nëse unë duhet të paraqes iniciativë për shkarkimin e tij, Qeveria është ajo që e emëron. Kjo është në përputhje me ligjin për punën e shërbimeve shtetërore dhe Qeveria duhet të jetë ajo që është përgjegjëse për ta shkarkuar”, tha Gjoko Velkovski – ministër i Politikës Sociale.

Lidhur me shtyllën e dytë pensionale, janë duke u zhvilluar analiza për ndryshime të mundshme në sistemin pensional, veçanërisht në funksionimin e tij. Një nga opsionet është që qytetarëve t’u lihet mundësia të vendosin vetë se ku do t’i paguajnë kontributet.

Burimi:TV21

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

david dhe victoria beckham organizojne darke ne paris per djalin romeo dhe te dashuren e tij pas premieres se filmit te ri 6afdb2a223c11
Lajmi i mëparshëm

David dhe Victoria Beckham organizojnë darkë në Paris për djalin Romeo dhe të dashurën e tij pas premierës së filmit të ri

qorrolli jep detaje per procesin e perzgjedhjes se gjyqtareve te rinj te kushtetueses 6afdcda049d0d
Lajmi i radhës

Qorrolli jep detaje për procesin e përzgjedhjes së gjyqtarëve të rinj të Kushtetueses

Të fundit nga

ShkoLartë